Ekzistoje ti tek unë çdo moment,
Ekzistoje brenda meje mijëra vjet…
Një rreze dielli ty të zgjon,
Ësht’ syri im që depërton,
Se askush tjetër s’mund ta shohë,
Çfarë unë në sytë e tu dalloj.
Më mungon enigma ime,
Ti, si qielli pamjen ndërron…
Dëshpërohesh si fëmi dhe më largohesh,
Dhe kur kthehesh e penduar më dorëzohesh…
Ekzistoje ti tek unë në çdo moment,
Ekzistoje brenda meje mijëra vjet…
Në krahët e mi unë të pushtoj,
Nga frik’ e vdekjes të të mbroj…
Ti je ajo nuk e kupton,
Se ekziston, unë ekzistoj…?!
Pse ke frikë ti zemra ime,
Çfarë te tremb unë s’e kuptoj…
Mos kujto se do t’iki, do t’largohem,
Se një jetë me ty është pak që të jetohet.
Se pa ty në jetë,
S’mund të ekzistoj…
Se ekziston…unë ekzistoj!
(Ti je ajo, vetëm ajo…ajo…ajo,
E kuptooooooon?!)
Ekziston ti tek unë në çdo moment,
Ekziston ti brenda meje mijëra vjet...
ObserverKult
Lexo edhe:
TIMO FLLOKO ZBULON DISA “SEKRETE”: SI E REALIZOVA ROLIN E MATO GRUDËS, Ç’MË THA DRITËROI