Ju ftoj të lexoni poezinë “Në ardhsh” të autorit Timo Flloko!
Sonte s’ka hënë qiellit,
as yje.
Nëse ndodh me trup të mos vish,
bëhu e padukshme
dhe eja
si frymë, si hije.
Në s’ardhsh
a ardhsh si shpirt pa trup,
s’dua të të humb
natës së pafund…
Një herë të vetme,
si atëherë,
në s’ardhsh e prekshme
ardhsh si erë…
ObserverKult
Lexo edhe: