Artan Gj. Hasani: Është dashuri… 17/01/2020 • 17:11 …kur merr frymë me mushkërinë e tjetrit dhe loti i huaj faqes tënde rrjedh… …kur nata e tij të ndriçon mëngjesin dhe ç’ka shpirti i tij vështrimi yt nxjerr… …kur gjak’ i tij përflak zemrën tënde dhe sytë e tu qerpikët e tij kanë… …kur prekja të vjen nga tingujt e një kënge dhe duart e tua të tuat më s’janë…