
Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri dhe Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Pejës, Rexhep Kutrbogaj i ndanë titullin “Qytetar Nderi” i Komunës së Pejës, Timo Fllokos, për kontributin e tij të jashtëzakonshëm, si aktor në skenën e artit shqiptarë, në role të mëdha në teatër dhe kinematografi, si regjisor veprash me vlerë dhe si poet, me ndikim, reprezentacion i Kosovës dhe Shqipërisë, në të gjitha skenat botërore, fitues i shumë titujve ndërkombëtar dhe i lindur në Pejë, i cili ka kontribuar për shpalosjen e vlerave artistike dhe kulturore të Komunës së Pejës.
Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri theksoi se është nder për ne, që të ndajmë titullin “Qytetar Nderi” i Pejës, sepse ky është një kujdes i vogël për punën tuaj të madhe.
Ndërsa aktori i mirënjohur, Timo Flloko tha, me këtë rast, “se është një kënaqësi e veçantë për mua, sepse unë kam një rrugë me emrin tim në Pejë, por kjo është maja e piramidës, sepse unë kam lindur në këtë qytet, këtu jam rritur, këtu kam kaluar gjithë fëmijërinë dhe si të vijë në Pejë për mua gjithçka është ndryshe, sepse rrënjët janë këtu dhe ju falënderoi shumë për titullin “Qytetar Nderi” i Pejës.”
ObserverKult
Lexo edhe: