Timo Flloko: Sytë heshtin, s’flasin… sytë vrasin

timo flloko
Timo Flloko

Poezi nga Timo Flloko

Sytë shohin, shihen; fshehin, fshihen;
Sytë hetojnë, hetohen… sytë verbohen.
Sytë qeshen, qeshin; ndizen, ndezin,
Sytë dashurojnë, dashurohen… sytë harrohen.
Sytë lotojnë, lotohen; digjen, shkrumbohen,
Sytë heshtin, s’flasin… sytë vrasin.
Shtati kallkan ngrin, sytë mbesin,hapur, kur vdesim.

ObserverKult


Lexo edhe:

LETRA PREKËSE E TIMO FLLOKOS PËR MIKUN E TIJ QË U NDA NGA JETA: PO NA IKIN SHOKËT NJË NGA NJË, DHE NJË YLL U FIK

E përcollëm në ditën e heshtjes, një natë pas së premtes së zezë dhe veç disa orë përpara ringjalljes së Krishtit, në ditën e Pashkëve… si të ringjallej dhe ai, jo vetëm prej shtegtimit të shpirtit të tij të butë, të brishtë në ndjenja dhe aq elegant e i përkorë, por dhe për peshën e emrit që mbante, Kristo (Krisht)…

Thuhet se emri është një identikit natyral i karakterit njerëzor, një figurë e personalitetit… Ashtu dua ta besoj.

Me Kristaq Mitron, ishim shokë të hershëm, që nga koha e shkollës së mesme në Vlorë, edhe pse në dy gjimnaze të ndryshëm, ai në gjimnazin “Ali Demi”, unë në “Halim Xhelo”. Na bashkonte ëndrra për t’u bërë aktorë dhe ashtu ngjau.

Sapo mbaruam maturën, u nisëm për në konkursin e shkollës “Aleksandër Moisiu”, pranë Teatrit Popullor asokohe dhe të dy fituam…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU