Timo Flloko: Zotit iu luta kur mbeta pa ty…

timo flloko
Timo Flloko

Zotit iu luta kur mbeta pa ty,
Ish natë në Nju Jork, me shi …

U enda s’di se sa periferisë,
Urës së Bruklinit, në zgrip të vetmisë!

(Si ta përcjell natën,
Pa ty në Manhatan?!)

Të humba ty, tani s’kam ç’pres,
Në Rrugën 42-Avenju V-së!

Në hon të humbjes, këtë fund vjeshte,
Vuajtja ma ka ngulur heshtën!

Një person e pëson…dashuria tretet,
S’është e përjetshme, thonë poetët!
(Në fakt, pa dhimbje ç’vlen të mbetet…!)

Mëngjesi gdhin i mugët…idhnak,
Endem në Broduej si endacak:

E gdhiva natën,
Pa ty, në Manhatan.

*Titulli i origjinalit: “Në Nju Jork pa ty”

ObserverKult

—————–

Lexo edhe:

Timo Flloko: Sikur të kujtohesh të vish…