Tina Turner: Pse mendoni se jeta funksionon në këtë mënyrë?

tina turner
VERA TAMMEN/TRUNK ARCHIVE

Nga Tina Turner

U mësova të dëgjoj zemrën time, e cila më mësoi se unë dhe ti jemi të lidhur me njëri-tjetrin dhe me gjithçka tjetër në këtë planet. Ne jemi të bashkuar nga natyra misterioze e vetë jetës. Nga energjia themelore krijuese e universit.

Në këtë botë, në botën tonën të komplikuar, ku ka shumë kontradikta, ne gjejmë bukuri të na lë pa frymë, në vendet më të pamundshme. Ylberët më të shndritshëm shfaqen pas reve më të rënda të stuhisë. Fluturat madhështore dalin nga fshikëzat më të dobëta. Dhe lulet më të bukura të zambakut lulëzojnë nga balta më e thellë dhe më e trashë.

Pse mendoni se jeta funksionon në këtë mënyrë?

Ndoshta ato ylberë, flutura dhe lule zambak uji kanë për qëllim të na kujtojnë se bota jonë është një vepër arti mistike – një kanavacë universale mbi të cilën ne të gjithë pikturojmë historitë tona, ditë pas dite, përmes penelave të mendimeve, fjalëve dhe veprave tona.

ObserverKult

Lexo edhe:

THËNIE NGA TINA TURNER: NËSE NUK NDIHESH I LUMTUR ME DIÇKA, HIQ DORË PREJ…

“E ardhmja u përket atyre që besojnë në bukurinë e ëndrrave të tyre”.

“Duhet ta duash dhe të kujdesesh për veten, sepse vetëm kështu mund të japësh më të mirën nga vetja”.

“Nuk kam thënë asnjëherë: “Eh, nuk e kam këtë gjë dhe nuk e kam atë gjë”. Kam thënë gjithmonë: “Nuk e kam këtë gjë akoma, por do ta kem në të ardhmen””.

“Fuqia e vërtetë prapa çdo suksesi që unë kam tashmë, ishte diçka që e zbulova brenda vetes sime. Mendoj se është pjesë e secilit prej nesh. Një copëz nga Zoti që mezi pret të zbulohet”.

“Ndonjëherë duhet ta lësh diçka pas. Nëse nuk ndihesh i lumtur me diçka, hiq dorë prej saj. Sepse vetëm kur ndihesh i lirë, kreativiteti yt i vërtetë, vetvetja jote, dalin në pah”.

“Më kanë pyetur nëse ndonjëherë jam përpjekur për diçka. Po, jam përpjekur për jetën time”.

“Unë besoj se nëse çohesh dhe vazhdon përpara, jeta do të ofrojë mundësi të reja”.

“Ajo që dua në parajsë, është të ketë fjalë për t’u bërë shënime dhe biseda për t’u bërë simfoni”.

“Mosha nuk është një problem për mua. Nuk ka rregulla që thonë se duhet të vishesh në këtë mënyrë, apo të sillesh në atë mënyrë”.

“Sekreti më i madh i bukurisë sime është se jam e lumtur me veten. Nuk përdor kremra specialë apo trajtime, përdor pak nga gjithçka. Është gabim të mendosh se ti je ajo që vendos tek vetja jote. Mendoj se mënyra se si dukesh varet plotësisht nga mënyra se si ndihesh me veten dhe me jetën. Lumturia është sekreti më i madh i bukurisë”.