
Dita qe e bukur, me diell e potere,
Në atë rrugicë të Napolit,
Ku prej kateve më sipër thuajse na ranë mbi krye
Një makinë lodër dhe një palë mbathje.
Ti ngulmove ta gjenim atë dreq osterie
Ku një nona 83-vjeçare gatuante pasta fagioli
Më të mirat në krejt mesdheun.
Nuk ta prisha.
Mandej, ti bëre atë që e bejnë gratë,
Apo të paktën gratë ndjellëse e lozonjare:
Shkove dorën, sikur të kapje veshin me dorën
E përkundërt, dhe tërhoqe tumbën e flokëve.
Aroma më trallisi.
E di çfarë, pohove, Diego Armando Maradonna
Në muralen që kaluam,
Më shkelin syrin.
Sigurisht që ta shkeli. Kush nuk?!
Sytë më shkuan te pulpat e tua
Dhe pata dëshirë të të shqyeja getat nga prapa
E të të leja me barrë,
Në këtë të dielë të lume
Që e ka falë i madhi Zot.
ObserverKult
Lexo edhe:






