T’kam ëndërruar, mbrëmë, nën dritën e hënës…

Unë... gratë

Alket Skuka

Të kam ëndrruar ty. Mbrëmë, nën dritën e hënës.
Trupat tanë kaq ngjitur me njëri- tjetrin e puthjet mijëra kilometra thellë brenda nesh.
Nuk di shumë nga ëndrrat. As nuk më kujtohet mirë ajo.
As nga drita e hënës, nuk vendosja dot, nëse ti kishe hyrë në ëndrrat e mia, apo unë në të tuat.
Veç zgjimi ishte aq i trishtë sa me forcë shtrëngoja sytë, të të rikrijoja ty pranë vetes.
Mua, pranë teje./ ObserverKult