“Kur vjen pranvera” interpreton Tonin Tërshana
Hapa dritaren, të dhomës sime
Në kornizën e qiellit të kaltër
Hyni një degë e bajames së mbushun, me lule të bardha
Pranë meje dikush tha
Erdh pranvera
Por unë nuk e besova
Fluturoi dallën’yshja para syve të mi
Me rreze të diellit ngrihet në ajër
Ngriti cicërimi i gëzushëm i saj
Gjeti folenë
Dhe prapë dikush më tha
Erdh pranvera
Por unë nuk e besova
Erdhe ti tek unë
Me ato flokë të verdhë
Me një bluzë të hollë
Mbuluar supet të njomë
Nëpër sytë e tu, çelte lule limoni
Nëper buzët të tua, pikonte erë limoni
E besova
Erdh pranvera
Kishte ardh’ pranvera
Hapa dritaren e dhomës sime
Retë e bardha të vogla, të vogla
Copat e shpresave lartë fluturuan, në qiej të kaltër
Pranë meje dikush tha
Erdhë pranvera
Por unë nuk e besova
Qëndroi dallën’yshja e varun n’fole
Flatrat e lehta i rrihte në erë
Qielli pa fund, dhe dielli u futë në krahët e saja
Dhe prapë dikush më tha
Erdh pranvera
Por unë nuk besova.
ObserverKult
——————————
Lexo edhe: