Tonin Tërshana: Vajzë moj, lule moj (teksti dhe kënga)

Teksti: Adelina Balashi
Muzika: Luan Zhegu
Këndon: Tonin Tërshana

Pikoi vesa e mëngjesit,
Hapi dielli syrin e zjarrtë
Nëpër fushë ç’ta ndieva hapin,
Shoqe moj!

Bëj të them një fjalë të ëmbël,
Po ti ikën bëhesh erë,
Rend e qesh por si një flutur
Nëpër fushën tonë të gjerë.


Do të vij si fllad i majit,
Do të gjej, moj lule fushë
Faqet ç’t’u bënë flakë të kuqe,
kur të thashë: do të marr nuse.

Në mes shoqesh ty të gjeta,
Gruri i artë dallgëzonte,
Nëpër fushë ç’ta ndjeva zën,
Shoqe moj!

ObserverKult