Tonin Tërshana: Në mes shoqesh ty të gjeta (teksti dhe kënga)

Pikoi vesa e mëngjesit,
Hapi dielli synë e zjarrtë
Nëpër fushë ta ndieva hapin,
Shoqe moj!

Bëj të them një fjalë të ëmbël,
Por ti ikën bëhesh erë,
Rend e qesh por si një flutur
Nëpër fushën tonë të gjerë.

Do të vij si fllad i majit,
Do të gjej, moj lule fushe
Faqet ç’t’u bënë flakë të kuqe,
kur të thashë do të marr nuse.

Në mes shoqesh ty të gjeta,
Gruri i artë dallgëzonte,
Nëpër fushë ta ndjeva zënë,
Shoqe moj!