Tonin Tërshana: Të dua, o det…(teksti dhe kënga)

O det të dua kur çel agimi,
E të parën puthje me aq mall më uron,
Në breg tënd më lëshon mua gëzimi,
O det i thellë sa shumë përngjason .

E du trazimin tand të pafashitun,
Veç ti më magjeps dhe hovin tand e du,
Më thërret dritë e jetës,
Një kangë të flaktë me hartu,
Më grish zani i jetës,
një hymën të zjarrtë me këndu .

I kaltër si sytë e vashës sime,
Pafund e i gjanë si e jona dashuri,
Se ti m’jep gëzime,
e më fal ma të kthjelltin frymëzim.

Andaj zemra ime të don ty, o det deti im,
Se ti m’jep gëzime,
e më fal ma të kthjelltin frymzim,
Andaj zemra ime të don ty o det deti im.