Tradita dhe funksionaliteti i Glob Teatrit

Teatri Globi i Shekspirit- Tragjedia “Richardi i III”- të i Shekspirit

Nga Agron Gërguri

Mbrëmë isha në Teatrin Globi i Shekspirit në Londër.

Një përjetim i veçantë ishte takimi me vjetërsinë, traditën, vlerën universale dhe të pandryshueshme të Teatrit dhe Shekspiri si pikë referimi për Teatrin dhe dramaturgjinë botërore që emërtohet si Globi i Shekspirit

E veçanta e parë

Arkitektura e “Globe Theatre Shakespeare”. Skena e hapur. Ndriçimi natyral me dritën e diellit dhe tradita që vazhdon. Aty ku mund ta përjetosh funksionalitetin e trashëgimisë teatrore dhe jo vetëm.

E veçanta e dytë

Shfaqja “Riçardi i III” sipas Shekspirit ishte realizuar vetëm me aktore. Një sprovë interesante me një nga tekstet më të inskenuara të Shekspirit.

Shtjellimi i rrëfimit prekte kohën kur ka vepruar personazhi famkeq i Riçardit dhe reflektonte shqetësueshëm për Riçardët narcisit të kohës në të cilën po jetojmë. Një tip i pushtetarit i cili çmos bënë për të ardhur në pushtet edhe përmes rrugës së gjakut por kur instalohet aty pastaj nuk di çfarë të bëjë përveçse të ushqej narcisistin brenda vetes, pret besnikëri deri në vdekje por vetë nuk është besnik. Të tillët kudo që e kanë kapur pushtetin atje e këtu gjithandej sillen njëjtë apo më sakt duan që gjithçka të sillet rreth tyre. Riçardët e duan pushtetin pastaj nuk bëjnë tjetër përveçse të prodhojnë tragjedi të fateve njerxëve ishte mesazhi i veçantë i shfaqjes

Koloriti i kostumeve të vjetra, kombinuar me të sotme, interaktiviteti funksional me spektatorët, një konvertim i sukseshëm dhe zbërthim i karakterit të sundimit fatkeq të Riçardit dikur, si kod i identifikimit të Riçardëve midis nesh edhe sot.

E veçanta e tretë

Duke hyrë në Teatrin “Glob i Shekspirit” të binin në sy dhjetra vullnetarë që kujdeseshin për akomodimin e spektatorëve dhe çështje tjera teknike, natyrisht edhe të sygjeronin të mos bësh fotografi brenda teatrit derisa pije mund të konsumoje.

E veçanta e katërt

Në shfaqje luanin vetëm aktore. Kjo i shtonte sharmin shfaqjes duke e përjashtur rëndësinë e gjinisë sikur proklamonte “barazinë” gjinore në fushën e aktrimit përkatësisht ndarjes së personazheve në gjini.

E veçanta e pestë

Në rol kryesor të Riçardit u paraqit aktorja Michelle Terry e cila aktualisht ishte drejtoreshë artistike e Globe Theatre të Shekspirit dhe nuk kishte pranuar ta luante Riçardin e III – të si personazh me aftësi të kufizuara fizike siç pretendohet se ai ishte dhe siç janë përzgjedh disa nga aktorët që e kanë luajtur viteve të fundit e që kanë qenë me aftësi të kufizuara.

E veçanta e gjashtë

Pauza në shfaqje dhe thirrja për vazhdim të shfaqjes me një këmbanë që ngjallte kohën e Shekspirit.

….

Një pjesë e publikut në qendër të Teatrit shfaqjen e shikonin në këmbë. Bileta për këtë përjetim ishte 10 herë më e lirë se ajo në pjesët tjera ku mund të uleshe.

E veçanta e shtatë

Globe Theatre i Shekspirit është buzë lumit Temza dhe kjo i jepte bukurinë dhe simbolikën e rrjedhës së Teatrit nëpër kohë si i ndryshueshëm por gjithëherë i njëjtë, detektor i të vërtetës.

E veçanta personale

Në shfaqje isha me mbesen Aurelen dhe vëllaun Dukagjinin. Lela vijon kolegjin “Harris Westminster Sixth Form” dhe është lexuese e pasionuar, studente e ardhshme e gjuhës dhe letërsisë angleze.

…….

Regjisore:Elle While në role tjera: Marianne Oldham, Em Thane, Katie Erich, Sarah Finigan, Pappy Miller, Helen Schlesinger, Kibong Tanji, etj

Londër | Beckenham- 31 maj 2024


Lexo edhe:

AGRON GËRGURI: “E GJITHKOHSHMJA ANDËRR”, LIBËR QË DUHET DRAMATIZUAR PËR T’I DHËNË VULË KUJTESËS!