Tre poetë dhe një grua

tre poetë dhe një grua

Pyetjes se kur vdes njeriu, romakët e lashtë i janë përgjigjur kështu në një pllakatë guri:

“Njeriu vdes atëherë kur vdes njeriu i fundit që e kujton atë.”

Kjo thënie i përshtatet më së miri historisë së katër njerëzve të bukur që i vunë vulën letërsisë turke të asaj kohe. Tre poetë dhe një grua!

Tomris Uyar

Tomris Uyar; gruaja e Turgut Uyar. Ajo, gruaja me shtat të vogël që recitonte poezitë e tij në rrethin shoqëror, divorcohet me të shoqin pasi bie në dashuri me Cemal Sureya. Dashuria e tyre do të merrte përmasa aq të mëdha sa letërsia turke e asaj kohe do të ndizej flakë…

Turgut Uyar shkroi poezitë e tij me të trishta, ndërsa nga pena e Cemal Sureya do të dilnin veprat më të mëdha të dashurisë. Kurse Edip Cansever, në gjithë këtë rrëmujë do të bëhej stacioni i fundit në jetën e kësaj gruaje…

Pra, rrugët letrare të gjigantëve më të mëdhenj të letërsise turke, kanë kaluar përmes së njëjtës grua. Pikërisht prej kësaj “përplasjeje” kanë lindur edhe veprat më të mëdha.

Ja se si e përshkruan Tomris Uyar miqësine e saj me Edip Cansever:

Ndjenja e dashurisë mund të marrë plagë me kohën, mund të tronditet, të vritet. Edip Cansever me mësoi se ajo që nuk mbaron kurrë është miqësia.

Ndërsa Edip Cansever për Tomris Uyar shkruan:

“Tomris donte më shumë rakinë, ndërsa unë atë…”

Turgut Uyar ka shkruar per Tomris:

Turgut Uyar

Gjithkush e ka një shpresë
Një luftë, një humbje
Një vetmi, një dhimbje
Një trishtim…
Sepse gjithkush e ka një të ikur
Që nuk e përcjell dot nga vetja e tij…

Cemal Sureya per Tomris:

Cemal Süreya

Unë për ty do të jem;
I dashuri
Babai
Burri
Miku
Vëllai
Nëse mbaron njëri, mbetet tjetri.
Ty s’do të të lë kurrë!

Edip Cansever për Tomris:

Edip Cansever

Sepse ti je një ëndërr
Si një vajzë e vogël
Pikërisht kështu
E shpik pranverën

Përktheu poezitë dhe përgatiti: Rozana Belli

ObserverKult

Lexo edhe:

NAZIM HIKMET: ZEMRA JEME RREH FALË TEJE…

YILMAZ: JE FEMRA E DYTË QË DUA…