Qysh thirret sistemi ku kriminelët e udhëheqin një shoqni?/ Dëgjojeni “Demokraci” nga Troja

Ju ftojmë ta dëgjoni këngën “Demokraci” kënduar nga Troja:

Qysh thirret sistemi ku njerztë s’guxojnë me thanë atë që po menojnë?
-Demokraci! Demokraci!
Qysh thirret sistemi ku gazetartë s’guxojnë me kallxu ç’ka po ndodhë?
-Demokraci! Demokraci!
Qysh thirret sistemi ku ligji vlen veç për ty?
-Demokraci! Demokraci!
Qysh thirret sistemi ku nuk ka hiq Demokraci?

Qysh thirret sistemi ku kriminelet e udhëheqin një shoqni?
-Demokraci! Demokraci!
Qysh thirret sistemi ku n’modë janë xhipat me xhama t’zi?
-Demokraci! Demokraci!
Qysh thirret sistemi ku ta vjedhin votën e s’t’lanë me kajtë?
-Demokraci! Demokraci!
Qysh thirret sistemi ku Demokracinë e kanë qu “te dajtë”?

O na shkoj jeta tu u ankue.
E shumë larg janë andrrat që jem tu i pa.
O na ka hase keq “Sharra ne Gozhdë”.
E ketë herë fajin kujt me ia lanë?

-Demokraci thirret sistemi ku njerëzit guxojnë me folë.
-Demokraci thirret sistemi ku ligji vlen për krejt njësoj.
-Demokraci thirret sistemi ku votën kërkush s’ ta vjedh.
-Demokraci thirret sistemi ku njerëzit ma k’si kangë nuk knojnë.

O na shkoj jeta tu u ankue.
E shumë larg janë andrrat që jem tu i pa.
O na ka hasë keq “Sharra në Gozhdë”.
E këtë herë fajin kujt me ia lanë?

ObserverKult

Kliko edhe:

“PËR NJË PUTHJE U SHEMB TROJA”, 69 SHKRIMTARË I KËNDOJNË DASHNISË

troja antologjia

U publikua antologjia “Për një puthje u shemb Troja”, e përpiluar nga Mark Simoni, në të cilën janë përfshirë 69 shkrimtarë.

Mark Simoni, cili e shkroi edhe parathënien e kësaj antologjie thotë se: “vetëm dashnija e fortë e një burri mund ta lulëzojë një femër, mund ta harlisi atë degësh e gjethesh, mund ta çeli ngjyrash”.

“Kjo ndjenjë e fortë dhe delikate njëkohësisht, kjo dhimbje e ëmbël dhe tundim trallitës, e ka zbukuruar pa cak botën, ashtu siç dhe e ka tronditur herë pas here atë”, shkruan Simoni.

Tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult