Trondit aktorja e njohur: Na keqtrajtojnë në Hollywood

Aktorja e njohur, Salma Hayek, ka rrëfyer disa të vërteta të saj, nga puna në Hollywood.

Pas rrëfimit për punën me producentin Harvey Weinstein, ku tregoi sesi ai e kishte detyruar të bënte një skenë nudo vetëm që ta shihte, Salma Hayek thotë se producenti i famshëm nuk ishte i vetmi që sillej keq me femrat në Hollywood, transmeton ‘syri.net’.

“Weinstein nuk është i vetmi burrë që siguron pozat e tij, duke e ditur se mund të shkatërrojë gratë, Weinsteimm nuk ishte i vetmi. Ne jemi femra! Sulmohemi kudo! Kështu që mësoni të jeni të guximshme. Nuk është e lehtë, por duhet”, u shpreh ajo.

Më herët, Salma tha se Weinstein e thërriste gjatë realizimit të rolit dhe bërtiste: Pse e ke këtë vetull të bashkuar e pse ke mustaqe? Nuk të punësova të dukesh e shëmtuar!”

“Thosha me vete: Po ky a ka parë ndonjëherë ndonjë foto të Frida Kahlo-s?”- u shpreh ajo.

————————————————-

LEXO EDHE: ZBULOHEN DETAJE TË REJA NGA VRASJA NË SETIN E FILMIT “RUST”

Së fundmi janë zbuluar detaje të reja nga vrasja aksidentale e kineastes, Halyna Hutchins.

Një avokat i femrës që mbikëqyrte armët e përdorura në setin e filmit “Rust” ka sugjeruar. Që dikush ka vendosur qëllimisht një fishek të drejtpërdrejtë në armën e përdorur nga aktori  Alec Baldwin.

Jason Bowles tha se klientja e tij, Hannah Gutierrez, kishte nxjerrë municion nga një kuti që ajo besonte se përmbante vetëm plumba ‘të paaftë’ që nuk mund të gjuanin, transmeton ‘lapsi.al’.

Për këtë arsye ai mendon se është e mundur që dikush të ketë vendosur me qëllim plumba të vërtetë. Të cilët duken të ngjashëm në kuti.

Pas deklaratës së avokatit, kompania ‘Rust Movie Productions’ ka deklaruar se është duke hetuar incidentin. Dhe nuk ka marrë asnjë ankesë zyrtare për sigurinë në set në Santa Fe, New Mexico.