Tuj shkue rrugës për Yskydar (teksti i përkthyer në shqip dhe video)

Tuj shkue rrugës për Yskydar (Üsküdar),
ia nisi shi me ra.
Qatipi* im setrën e ka të gjatë,
fundi baltë iu ba.
Porsa kenka çue prej gjumit,
mahmur sytë i ka.

Qatipi m’përket mue, e unë atij,
kush ka me ndërhy?
I pashmi jem, zbardhun me niseshte**
këmisha sa të shkon ty!

Tuj shkue rrugës për Yskydar
gjeta një shami.
E hapa, në mes të saj
një llokum e kam shti.
Me sy lypa për qatipin
kur e kisha përbrinjë.

Qatipi m’përket mue, e unë atij,
kush ka me ndërhy?
I pashmi jem, zbardhun me niseshte
këmisha sa të shkon ty!

[Dikur] fjalë popullore, sot s’ndigjohet ma: shkrues, sekretar pranë nji zyre shtetnore ose të nji enti, të nji ndërmarrje kolektive ose dhe të nji persone; fig. i talentuem në shkrim; “scrivano, segretario” në fjalorët e Junggut 15 e të tjerë deri në FGjSh 444. […] (Fjalori i Dizdarit, fq. 785)
** Në turçe ‘kola’ asht një lang që bahej me niseshte dhe ujë të vluem. Prej shekujve 16 e 17 në Europë përdorej me ngri jakat e petkave të parelijve, apo edhe te mangët. Përveç palës së theksueme, ishte i mbarë se papastërtitë e qafës dhe kyçeve ngjiteshin jo mbas petkave por mbas këtij preparati, i cili mbasi lahej kollaj, përdorej sërish ndër tesha.

E përktheu: Sait Saiti

ObserverKult


Lexo edhe:

ÖZDEMIR ASAF: NUK TA NDIE MUNGESËN MA SI PËRPARA