Tushemishti, një tjetër perlë e Shqipërisë që ofron bukuri të pakrahasueshme

Fshati Tushemisht, 6 km nga Pogradeci me një pamje të pakrahasueshme tërheq mijëra vizitorë në çdo stinë të vitit.

Në Tushemisht, një zonë e vogël gjeografike, janë të ndërthurura disa prej perlave të natyrës shqiptare siç janë: Burimet e Drilonit, Liqeni i Ohrit, shtëpitë karakteristike të zonës, dhe peizazhe pikture, të cilat krijojnë një oazë të mrekullueshme me shumë mundësi për zhvillimin e turizmit në këtë zonë.

Në Tushemisht gjenden tri monumente natyrore: Burimi i Drilonit, Rrepet e Tushemishtit dhe Shpella Najazma. Mozaiku i Tushemishtit u zbulua aksidentalisht nga banorët e fshatit në vitin 1967. Ajo ndodhet në pragun e kishës së sotme të Shën Pandelimonit në Tushemisht. Edhe pse është shpallur Monument Kulture, të dhënat për të janë shumë të pakta.

Aktivitetet kryesore ekonomike janë turizmi dhe bujqësia. Ka disa hotele dhe restorante në fshat, të cilat krijojnë mundësi punësimi për banorët lokalë.

Në të njëjtën kohë, restorantet kanë krijuar zinxhirë të vegjël të vlerave ushqimore për të promovuar produktet bio të zonës.