“U artësofshi” sjell shumëdimensionalitetin e Bekim Lumit prej krijuesi

"U artësofshi"

Për pesë ditë me radhë në Lapidariumin e Muzeut të Kosovës në Prishtinë, në ekspozitën “U artësofshi”, në nderim të regjisorit Bekim Lumi është ekspozuar trashëgimia e tij shpirtërore dhe artistike.

Sipas njërit prej miqve të tij më të afërt, Afrim Demiri, kjo ekspozitë u shfaq në forma të ndryshme artistike, duke sjellë shumëdimensionalitetin e tij prej krijuesi. Këto forma do të begatohen edhe më tutje, nisur nga fakti, se kjo ditë është futur ne Kalendarin kulturor vjetor të Ministrisë së Kulturës.

Sipas Demirit, pamjet e shfaqjeve të Bekim Lumit, tregojnë se si ato e ndërlidhin botën e tejpërtejme me kujtimet tona nëpërmjet fotove, tek rrinë pezull mes tokës dhe qiellit.”

Ekspozita u përgatit nën kujdesin e kuratorit Mentor Berisha dhe ndihmës kuratorit Afrim Muçaj.

ObserverKult

Lexo edhe:

HAPET EKSPOZITA “U ARTËSOFSHI”, I KUSHTOHET REGJISORIT TË NDJERË- BEKIM LUMIT

Në 4-vjetorin e shkuarjes në amshim, regjisori Bekim Lumi, do të kujtohet dhe do të nderohet nëpërmjet ekspozitës “U artësofshi”!

“Fotografi të shumta si dëshmi të një procesi të gjatë të artësimit, që na e la trashëgim Bekimi, do të na sjellin si rrallë herë portretin e tij prej artisti, pedagogu dhe njeriu”.

E përgatitur nën kujdesin e kuratorit Mentor Berisha dhe ndihmës kuratorit Afrim Muçaj, ekspozita do të hapet të shtunën, më 30 korrik,në Prishtinë, në Lapidariumin e Muzeut të Kosovës, në ora 20.00.

Lajmin për hapjen e kësaj ekspozite e bëri të dituAfrim Demiri nëpërmjet një postimi në “Facebook”.