U deha nga dhimbja… nuk qaja por thjesht isha i dehur nga dhimbja

Nga Elona Caslli


Ai është rreth të dyzetave. Ka pamjen e një njeriu të qetë. Flet ngadalë dhe me pushime të gjata nga fjalia në fjali. Punon si mjek ligjor. E hap dhe e mbyll ditën me njerëz të vdekur në morg. Komunikon me vdekjen shumë orë në ditë.

Mundohem të zhvendosem me imagjinatë në të përditshmen e tij dhe pyes veten si mund të jetë jeta brenda një morgu?!

Ai thotë se ka pasur ditë që ka besuar se ndjeshmëria e tij ishte zhdukur. Thotë se ka pasur ditë që ka pyetur veten nëse do të arrinte të nxirrte më lot prej syve në jetën e tij.

Kontakti i përditshëm me vdekjen ta akullon zemrën dhe për shumë kohë kam jetuar në akull- thotë ai.
E pyes se cili rast e ka tronditur më tepër në punën e tij?!

Ai përgjigjet se rasti që e ka tronditur më shumë kanë qenë viktimat e tërmetit më 26 nëntor dy vite më parë.

Ai rrëfen: “U deha nga dhimbja. Nuk qaja por thjesht isha i dehur nga dhimbja teksa shihja fëmijë, gra, burra të vdekur e qindra familjarë që prisnin jashtë për informacion.

Prisnin të gjenin viktimën e tyre. Prisnin të merrnin fëmijën, gruan, babain, motrën apo vëllain e vdekur.

Ishte një dhimbje që të trulloste keq e të merreshin këmbët sikur të ishte i dehur.
Ende sot e kujtoj ndjesinë e asaj dehjeje dhe më merren mendtë.

Post Scriptum- Në kujtim të viktimave të tërmetit dy vite më parë.

*Titulli i origjinalit: “Dehja nga dhimbja”

—————————————–

LEXO EDHE: ELONA CASLLI: E DIJA, VEÇSE SHPRESOJA KËTË HERË MOS TA BËJE…

Kështu fillonte gjithmonë fjalia jote të dielave- -A je për çaj?
Dukej se bota për ty ishte më e durueshme pas një çaji. Në koleksionin tënd të çajrave mund t’i gjeje të gjitha shijet. Të gjitha shijet ekzistuese të çajit i mësova nga ky koleksion.

Kutitë e çajit ishin të renditura me një rregull acarues që ta nënvizoja shpesh. T’i nënqeshje dhe mes nënqeshjes thoje- Kështu jam unë. Padurimisht i rregullt…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA GJENI KËTU