“U hakmora ndaj mësuesve që më rrahën”, aktori i njohur blen shkollën e tij të fillores dhe e shkatërron

aktori


Aktori i njohur turk Caglar Ertugrul ka pushtuar mediat në vendlindje, me veprimin e tij që i ka lënë të gjithë të tronditur.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram ku pozon para një grumbulli rrënojash, ai rrëfen se ka blerë dhe më pas shkatërruar shkollën e tij të fëmijërisë.

Në postimin që ka shkaktuar një stuhi reagimesh në rrjetet sociale, Ertugrul thotë se për veprimin e tij motiv ishte hakmarrja për “drurin që kishte ngrënë” nga mësuesit në fëmijëri.

Ai shprehet se është hakmarrë për shkollën që e ka traumatizuar mendërisht dhe fizikisht gjatë fëmijërisë, ndërsa një lum komentesh ku kritikohet për veprimin ka vërshuar në postim. Madje veprimet e tij janë cilësuar si destruktive dhe antiturke.

Ertugrul ka mbi 3 milionë ndjekës në Instagram dhe fansat e aktorit turk u ndanë mes atyre që e mbështetën aktin e tij dhe atyre që shprehen se po i dërgon mesazh të gabuar fëmijëve të vegjël.

ObserverKult

lexo edhe:

BUJAR LAKO, AKTORI QË SHKËLQENTE NË ÇDO ROL- SA SHUMË I MUNGON SKENËS…

ÇFARË “TESTAMENTI” E KISHTE LËNË AKTORI I NJOHUR, BEKIM FEHMIU…

Lexo edhe:

FADIL HASA, AKTORI I NJOHUR I HUMORIT QË PO I MUNGON SKENËS SHQIPTARE

Personazhet e shumta që Hasa ka sjellë kanë marrë shumë vlerësime nga publiku.

Fadili ka shënuar emrin e tij edhe në kinematografi. Disa nga rolet e Hases janë filmat “Kronikë provinciale”, “Mao Ce Dun” & “Zëvendësi i grave”.

Fadil Hasa është nderuar 4 herë si “Aktori më i mirë i humorit”, gjithashtu me disa çmime kombëtare për kontributin e tij në fushën e aktrimit.

Lexo më shumë KETU

ObsereverKult