U hap ekspozita “MRENA” e artistes Kaltrinë Rrustemi

Ditë me parë, në Galerinë e Ministrisë së Kulturës në Prishtinë, u hap ekspozita “MRENA” e artistes Kaltrinë Rrustemi, kuruar nga Elise Lammer.

“MRENA” është ekspozita e parë personale e Kaltrinë Rrustemit në Kosovë. Ekspozita shënon njëvjetorin e kthimit të artistes nga Zvicra në Prishtinë dhe përmban një përzgjedhje të veprave që gjurmojnë pajtimin e artistes me legjitimitetin e saj: si artiste, fëmijë e diasporës, shtetase zvicerane dhe grua shqiptare e Kosovës.

Studimet e Rrustemit në HEAD të Gjenevës shënojnë fillesën e një procesi të gjatë vetëpajtimi, gjatë të cilit artistja është marrë me nocionin e identitetit në kontekstin e diasporës.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më datën 16 shtator 2023.

ObserverKult