Në Galerinë Kombëtare të Kosovës është hapur mbrëmë ekspozita “Ngjarja e Një Fijeje. Narrativat Globale Në Tekstil”. Kuratorë të kësaj ekspozite janë Inka Gressel, Susanne Weiß dhe Hana Halilaj.
Përmes kësaj ekspozite pasqyrohen teknikat tradicionale të tekstilit, shfaqjen e marrëdhënieve globale dhe përpunimin e historive kulturore dhe industriale në tekstil.
Në këtë ekspozitë morën pjesë shumë artdashës, derisa i pranishëm ishte edhe ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku dhe zëvendësministri Sylejman Elshani.
Përndryshe, kjo ekspozitë do të jetë e hapur deri më datë 28 prill.
ObserverKult
Lexo edhe:
ALBIN KURTI NË EKSPOZITËN “BEBËZAT E MALLIT”: NGJARJE TË TILLA NA BËJNË T’I KUJTOJMË DHIMBJET E PËRJETUARA
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar për së afërmi ekspozitën e cila është hapur së fundmi, “Bebëzat e mallit” të fotografit Korab Krasniqi dhe kuratores Vesa Sahatçiu, në objektin ish-Rilindjes.
Ekspozita “Bebëzat e mallit”, i dedikohet fëmijëve të vrarë, të zhdukur me dhunë, dhe të afektuar nga lufta e fundit në Kosovë.
Ndërkaq në këtë ekspozitë u tha se paqen të cilën e gëzojmë sot, e kemi nga dëshmorët e rënë për liri, ndërsa vrasja e fëmijëve mbetet pjesa më e dhimbshme e luftës.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
DUA TË VI ATY PËR TË TË PARË ME MALL…
Nga Mihallaq Qilleri
U bën dy shekuj që më nuk jemi parë, fatkeqësisht.
Koha ka ngrirë, dëbora e shpirtit trashë ka shtruar,
Rrugët e gjakut janë plasaritur përfundimisht,
Matanë kangjellave të ndjenjës gjithçka është mbuluar.
Në Lëndinën e Ankthit, përtej, një kafe, megjithatë,
Këndshëm pihet nën fëshfërima të zhurmshme fjalësh,
Nën ngrohtësinë kalorifike të shpërfilljes, si gjithnjë,
E peisazhi jashtë tret gjethe të kalbura banalësh.
E, çuditërisht, sepse më pëlqen të jem aty tek ty,
Të të them pa britma, qetë, thjesht, sa shumë të dua,
Më pëlqen të të prek tinëz vështrimin e etur,
Veç nuk e di, në do gjej aty ndopak shkëlqim për mua.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult