Umberto Eco: Çka duhet të lexoni gjatë pushimeve?

umberto eco

Nga: Umberto Eco

Është zakon i mirë tashmë që, me ť’u afruar pushimet verore, gazetat e përjavshme të politikës dhe të kulturës ť’u këshillojnë lexuesve të paktën dhjetë libra inteligjentë, që ata ť’i kalojnë në mënyrë të zgjuar pushimet e zgjuara.

Gjithsesi, mbizotëron vesi i keq që t’i konsiderosh lexuesit me zhvillim të vonuar, dhe kështu na bie të shohim shkrimtarë, edhe të shquar, dihasin për të këshilluar lexime që çdokush me një kulturë mesatare, duhet t’i kish kryer të paktën që në shkollë tetëvjeçare.

Na duket fyese dhe po aq shpërfillëse ta poshtërosh lexuesin, duke e këshilluar, ku di unë, origjinalin gjermanisht të Afrive përzgjedhëse, Prustin në botimin e Pléiade ose veprat latinisht të Petrarkës.

I bombarduar prej kohësh prej këshillave të tilla, tashmë duhet ta pranojmë se lexuesi është bërë gjithnjë e më kërkues, por duhet të kemi parasysh edhe lexues që, duke mos pasur mundësi të bëjnë pushime të kushtueshme, u hyjnë aventurave sa të rënda aq edhe entuziaste.

Për ata që do të kalojnë orë të gjata në plazh do të këshilloja Ars magna lucis et umbrae të padër Athanasius Kircher, një lexim mbresëlënës për ata që nën rrezet infrakuqe, kanë dëshirë të reflektojnë për mrekullitë e dritës dhe pasqyrave.

Botimi roman i 1645-ës mund të gjendet ende në dyqanet e antikuariatit në shifra shumë më të ulëta se ato që ish-liderët tanë politikë dërguan në Zvicër.

Nuk këshilloj që ky libër të merret hua në bibliotekë, pasi gjendet vetëm në pallate të lashta ku punonjësit e shërbimit nuk e kanë ose dorën e djathtë, ose syrin e majtë dhe bien, ndërsa hipin në shkallët çojnë në seksionet e librave të rrallë.

Mola e librit, brishtësia e fletëve është një pengesë tjetër: ai bëhet: palexueshëm, kur era shkul çadrat e plazhit.

Ndërsa një djalosh, nga ana tjetër, që priret të udhëtojë me një biletë afrofe nëpër Europë, në klasë të dytë dhe që duhet të lexojë nëpër trena me korridore të mbushur cit, ku mund të qëndrosh në këmbë vetëm duke e mbajtur dorën jashtë dritares, mund të përpijë të paktën tre nga gjashtë vëllimet, botim i Einaudit, të udhëtimeve të Ramusio-s, të lexueshëm duke e mbaitur një ndër duar, një nën sqetull dhe një mes shalëve. Të lexosh për udhëtimet, gjatë një udhëtimi, është një përvojë shumë e fortë dhe stimuluese.

Të rinjve veteranë (ose të zhgënjyer) nga përvojat politike, të cilët gjithsesi duan të jenë të informuar mbi problemet e Botës së Tretë, do ť’u sugjeroja ndonjë kryevepër të vogël të filozofisë myslimane.

Kohët e fundit Adelphi ka botuar Librin e këshillave të Kay Ka’ us ibn Iskandar, por për fat të keq nuk e ka origjinalin iranian përbri dhe afërmendsh që ikën gjithë sharmi i librit. Në vend të tij do të këshilloja Kitab al-s’ada Wa’L is’ad, të Abull-Hasan Al’Amiri-t. Botimi kritik i vitit 1957 mund të gjendet në Teheran.

Një zgjedhje e shkëlqyer për ata që lëvizin me makinë dhe nuk kanë probleme bagazhesh, meqenëse jo të gjithë mund të lexojnë në mënyrë korrekte gjuhët e Lindjes së Mesme, është përmbledhja e plotë e Patrologjisë e Migne.

Etërit grekë, para Koncilios të Firencës më 1440, nuk do t’i këshilloja, pasi ju duhet të merrni 161 vëllime të botimit greko-latin dhe 81 të botimit latin, ndërkohë që me etërit latinë deri më 1216, mund të kufizoheni vetëm në 218 vëllime.

E di fort mirë që jo të gjithë mund të gjenden në treg, por gjithnjë mund t’u drejtohemi fotokopjeve. Për të gjithë ata që kanë interesa më pak të specializuar, do të këshilloja ca lexime të mira (gjithnjë në origjinal) të traditës kabalistike (sot për sot thelbësore për të kuptuar poezinë bashkëkohore).

Mjaftojnë pak vepra: një kopje e Sefer Yezirah, natyrisht Zohar, e më pas Moset Cordovero e Isaac Luria.

Korpusi kabalistik është shumë i përshtatshëm për pushime, pasi për veprat e lashta mund të gjenden ende origjinalë në tuba që mund të sistemohen lehtësisht në çantat e shpinës edhe për autostopistët.

Korpusi kabalistik mund të gjejë përdorim të shkëlqyer edhe në Club Méditerranée, ku animatorët mund të ndërtojnë skuadra që konkurrojnë për të prodhuar Golem-in më të këndshëm.

Së fundi, për ata që kanë vështirësi me hebraishten, mbetet gjithnjë Cospus Hermeticum dhe shkrimet gnostike (më mirë Valentino, pasi Basilide jo rrallë është proliks dhe irritues).

Nëse doni pushime të zgjuara, merrini të gjitha këto, përndryshe, mos ta tjerrim më gjatë, merrni Grun drisse, Ungjijtë apokrifë dhe dorëshkrimet e Pierce-it në mikrofisha. Shkurt pra, të përjavshmet e kulturës nuk janë listat e leximeve shkollore të detyruara.

*Titulli i origjinalit: “Si të bësh pushime të zgjuara” (1981)

Përktheu në shqip: Dhurata Shehri

ObserverKult 


Lexo edhe:

UMBERTO ECO DHE SHQIPTARËT, KUR MESJETA E “EMRIT TË TRËNDAFILIT” PËRKON ME REALITETIN TONË

P ë r k i m e

Kur mesjeta e largët në romanin “Emri i trëndafilit” të Umberto Ekos përputhet aq çuditërisht me realitetin tonë të djeshëm e të përtashëm .

Nga Ramiz Kelmendi 

Në ato shpjegimet e veta që bën në mbyllje të romanit “Emri i trëndafilit”, Umberto Eco pyetje më të kotë. Nga të gjitha pyetjet e kota që i janë bërë e i bëhen rreth librit – konsideron pyetjen e atyre që sugjerojnë se të rrëfesh për të kaluarën është një mënyrë për t’i ikur së tashmes.

Këtë pyetje e mban të tillë ngase është e kotë të thuhet se të gjitha problemet e Evropës së sotme marrin formë, kështu siç e ndjejmë ne sot, në Mesjetë.

Edhe më shumë se kaq, për Umberto Ekon Mesjeta është fëmijëria jonë ku duhet të kthehemi gjithnjë që të bëjmë anamnezën, historinë e sëmundjes.

Romani “Emri i trëndafilit” i shkrimtarit italian Umberto Eko, një bestseller nga më të mëdhenjtë, evroseler dhe mondseler, që arriti të botohet në mbi 40 milionë kopje. Ndonëse me vonesë shumë të madhe prej gati 16 vjetësh, u përkthye s’ka si bën më bukur e më mirë edhe në shqip nga Donika Omari në Botimet Elena Gjika (Tiranë, 1996).

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult