Ju ftojmë të ndiqni njërën nga performancat e divës së muzikës klasike, Inva Mula, këngën “Unë, biri yt, Kosovë”.
Muzika: Feim Ibrahimi
Teksti: Ali Podrimja
Dirigjent: Buraj Llapaj
Në vazhdim mund ta lexoni tekstin:
Unë, biri yt, Kosovë t’i njoh dëshirat e heshtura,
t’i njoh ëndrrat, erërat e fjetura me shekuj,
t’i njoh vuatjet, gëzimet, vdekjet,
t’i njoh lindjet e bardha, caqet e tua të kallura;
ta di gjakun që të vlon në gji,
dallgën kur të rrahë netëve t’pagjumta
e të shpërthej do si vullkan:-
më mirë se kushdo tjetër të njoh, Kosovë.
Unë biri yt.
ObserverKult
—————–
Lexo edhe:
ALI PODRIMJA: CILA DO TË JETË KËNGA IME E MBRAMË, KOSOVË…