Unë do të kthehem
Dhe kur të gjithë të më kenë harruar
Kur nëna të ketë shterur
Lotin e fundit
Kur e dashura të mos dijë më
Ç’është dashuria
Kur miku i fundit të luajë shah
Me vdekjen
Do të kthehem për të jetuar edhe njëherë
Hapin e ashpër të lozonjares jetë.
ObserverKult
——————————
Lexo edhe: