Unë e para i ha ulërimat e Altin Bashës, rrëfimi i Ilirjanës

Duket se fati i rrugëtimi të regjisorit Altin Basha dhe bashkëshortes së tij Ilirjana është “vendosur” që në fillimet e njohjes së tyre.

Bashkë në familje, por edhe në skenë. Megjithatë puna me partnerin nuk është aq e lehtë sa mendoni. Mund të ndodhë gjithçka, si për shembull të hash shumë ulërima nga njeriu i zemrës.

Këtë ka treguar skenografia e njohur nga Prishtina, Ilirjana Basha. E ftuar në studion e Rudina Magjistarit, ajo tregoi si është të punosh me bashkëshortin në të njëjtin projekt. Vështirësitë dhe sfidat që kanë hasur në 20 vite bashkëpunim dhe martesë.

“Ne jemi njohur në shfaqje ku kemi punuar bashkë. Nuk kemi shkuar mirë fare, jemi zënë shumë.”-tregoi ajo që në krye të herës.

“Duke qenë të dy të një fushe, megjithëse ai është regjisor dhe unë kostumografe, merremi vesh shumë mirë bashkë.

Unë e di në moment çfarë kërkesash ka ai si regjisor dhe ai e di deri ku mund të shkoj unë dhe e plotësojmë njëri-tjetrin.

Vështirësia qëndron që ai duke qenë më i afërti me mua, normalisht e para që i ha ulërimat jam unë dhe s’para i pranoj se them prit një sekondë tani, nuk kisha faj unë për shembull, na kanë ndodhur shumë raste, probleme të vogla që janë pjesë e punës normalisht, por thotë me ty e kam më lehtë se të kam më të afërtën.

Ka vështirësi, sigurisht, por ne jemi të lumtur kështu siç jemi, domethënë që punojmë bashkë, që merremi vesh bashkë.”-tregoi artistja e njohur.

ObserverKult


Lexo edhe:

ALTIN BASHA EMËROHET DREJTORI I TEATRIT KOMBËTAR

Altin Basha është drejtori i ri i Teatrit Kombëtar në Shqipëri. Vendimi u komunikua këtë të hënë pas mbledhjes së qeverisë.

Basha mbante deri para pak ditësh postin e drejtorit të “Teatrit Eksperimental Kujtim Spahivogli”. Këtë detyrë e mori vetëm një vit më parë, pasi mbaroi mandati i Kiço Londos për të qenë në krye të skenës eksperimentale. 

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult