Unë të due
dhe nse nuk mjafton
kam me ja vjedh yjet qiellit
me të ba një kunorë,
e qielli bosh
s’ka me u anku për atë që ka humbë
veç bukuria jote
universin të mbushë.
Të due
dhe nse nuk mjafton
kam me shpraz detin
e të gjitha perlat kam me ti prue
para teje.
Deti s’ka me kja,
për kët’ t’pa bame,
se mija valë e sirena
s’kane magjepsjen,
e bukurise tande.
Të due
dhe nse nuk mjafton,
kam me çue vullkane
dhe zjermin e tyne
në duert tueja kam me vu,
kjoftë akull
për djegien e pasioneve që më kanë pushtu.
Të due
dhe nse nuk mjafton
kam me i kapë retë
të zbutuna me ti prue,
shi raftë mbi ty,
kur në verë
prej të nxehtit s’mundesh me fjetë.
Dhe nse nuk mjafton
që koha të mbesë pezull
planeteve fluturimin kam me ja u ndalë
dhe nëse nuk mjafton
vafsh në të sat’amë!
Përshtati: Arjola Zadrima
ObserverKult
Lexo edhe:
Benni: Vetëm dhimbja të shpjegon se ç’është jeta pa dhimbje
Lexo edhe:
Gabriela Mujaj: Letër mikut: Unë ta due aq fort shpirtin!
E së fundmi miku im, mos tento me ndryshue, me harrue gjithshka seçse në këtë jetë nieri msoka se kurrgja nuk muj me u harrue, muj veç me u pranue, me ba pagjë me të.
Mos u shkput prej Zotit mik që mos të bahesh kumonë e vetmueme qi nuk mbledh besimtar.
E kshtu, tash po e mbylli tue të thanë të kapesh fort mas trungut e deg’ve tua qi të dish me e gzue prandveren.
Mos u ban gjeth i kalbun fundvjeshte qi tjert me të shkel me kambë mik ani pse muj me tu duk se ke marr ngjyrë florinit.
Unë ta due aq fort shpirtin!
Për ta lexuar tekstin e plotë klikoni KETU
ObserverKult