UNESCO: Deri në fund të shekullit XXI mund të zhduken 3000 gjuhë në botë

Rreth 3 mijë nga më shumë se 7 mijë gjuhët që fliten aktualisht në botë janë në rrezik të zhdukjes deri në fund të shekullit të XXI.

Sot shënohet “Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare”, e cila u ratifikua në Konferencën e Përgjithshme të UNESCO-s në vitin 1999 me iniciativën e Bangladeshit. Kjo ditë po festohet çdo vit më 21 shkurt që nga viti 2000.

Të dhënat e UNESCO-s, tregojnë se aktualisht në botë fliten mbi 7.000 gjuhë. Prej tyre, 6.700 janë gjuhët e popujve indigjenë, duke i bërë ato gjuhët “më të kërcënuara” në botë.

Nga Projektrezoluta e miratuar si pjesë e Vitit Ndërkombëtar të Gjuhëve Indigjene të OKB-së të festuar në 2019, UNESCO u bën thirrje shteteve të krijojnë fonde dhe mekanizma për ruajtjen e gjuhëve indigjene.

Sipas UNESCO-s, megjithëse popullsia indigjene përbën një pjesë të vogël të popullsisë së vendeve, këto komunitete janë pjesa më e madhe e diversitetit kulturor dhe gjuhësor. Zhdukja e gjuhëve mund të nënkuptojë zhdukjen e pakthyeshme të kozmopolitizmit dhe trashëgimisë së përbashkët të njerëzimit.

Nga OKB-ja, humbja e diversitetit gjuhësor ndikon në gjithçka, nga jeta biologjike në jetën kulturore.

Gjuhët që nuk janë folur nga askush që nga viti 1950 konsiderohen gjuhë “të zhdukura”, sipas Atlasit Botëror të Gjuhëve të Rrezikuara të UNESCO-s.

E gjuhët që nuk fliten më nga fëmijët si gjuhë amtare klasifikohen si “definitivisht nën kërcënim”, ndërsa gjuhët që fliten nga fëmijët, por që nuk fliten kudo, klasifikohen gjithashtu si “të cenueshme”.

Që një gjuhë të konsiderohet “e sigurt”, duhet të flitet nga të gjitha brezat pa asnjë kufizim gjuhësor.

Sipas këtij klasifikimi, 4 për qind e gjuhëve të folura deri më sot atribuohen si “të zhdukura”.

Ndërkaq, 10 për qind e gjuhëve që fliten sot në botë klasifikohen si “të rrezikuara në mënyrë kritike”, 9 për qind “të rrezikuara rëndë”, 11 për qind “definitivisht të kërcënuara” dhe 10 për qind “të cenueshme”.

UNESCO është e shqetësuar se këto gjuhë mund të zhduken deri në fund të këtij shekulli./Anadolu

ObserverKul


Lexo edhe:

UNESCO SHPREH INTERESIM PËR LUMIN VJOSA, BËN APEL QË TË MBROHET

Drejtoresha e Përgjithshme e UNESCO-s, Audrey Azoulay, gjatë vizitës së parë zyrtare në Shqipëri diskutoi me autoritetet shqiptare të mjedisit planet për përfshirjen e lumit Vjosa në listën e pasurive botërore.

Gjatë deklarimeve për gazetarët në Gjirokastër, Azule tha se misoni i UNESCO-s merret edhe me mbrojtjen trashëgimisë natyrore.

“Është një dimension shumë i rëndësishëm i vizitës sime dhe misionit të UNESCO-s, jo vetëm për të mbrojtur trashëgiminë kulturore, por gjithashtu edhe trashëgiminë natyrore, pasi të dyja janë të lidhura.

Jam e lumtur për shpalljen e projektit nga qeveria shqiptare për të mbrojtur Vjosën, këtë lumë të egër të Evropës si Park Kombëtar.

Mendoj që kjo është tepër e rëndësishme dhe është pikërisht drejtimi të cilin duhet të ndjekim për zhvillimin e qëndrueshëm të Basenit të Vjosës”, tha zonja Azoulay.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult