
ObserverKult ua sjellë disa thënie të zgjedhura për arsimin nga nga autorë të ndryshëm.
Arsimi është njohja e vazhdueshme e injorancës sonë./Nelson Mandela
Universiteti zhvillon të gjitha dhuntitë, madje edhe budallekun./Anton Çehov
Qëllimi i arsimit nuk është njohja e fakteve, por njohja e vlerave./William Inge
Zgjedhja e një të riu varet nga prirjet e tij, por edhe nga takimet me ndonjë mësues të vërtetë./Rita Levi-Montalcini
Arsimi e bën më të mirë njerun e mirë, e më të keq njeriun e keq./Thomas Fuller
Qëllimi i arsimit nuk është që të mbushemi me fakte, por të mund të kuptojmë dhuntinë tonë të veçantë./Leo Buscaglia
Pa arsim rrezikojmë t’u besojmë vërtetë njerëzve të arsimuar./Gilbert Keith Chesterton
Është shumë më mirë të kemi maturi pa arsim sesa arsim pa maturi./Robert G. Ingersoll
Arsimi është për lirinë një roje më e mirë se një ushtri e tërë me armë./Edward Everett
E vetmja gjë që bie ndesh me diturinë time është arsimi im./Albert Einstein
Kureshtja e ndezur dhe e paduruar e fëmijëve, duhet ushqyer, duhet mbajtur gjallë. Ky është arsimi./Doris Lessing
Nuk mjafton që fëmijët t’i çojmë në shkollë, por ditë pas dite duhet t’i ndërgjegjësojmë që në shkollë nuk shkohet për të fituar një titull, por për t’u përgatitur për jetën./Giovanni Leone
Arsimi është arti që e bën njeriun etik./Hengeli
Nëse do të mbjellësh për një vit, mbill misër e grurë. Nëse do të mbjellësh përgjithmonë, mbill arsim e kulturë./Sami Frashëri
ObserverKult
Lexo edhe: