“Ura e Vashës”, çfarë s’bënin për t’u martuar…

ura e vashës

Ura e vashës në lumin e Matit

Toponimia jonë është shpesh e ndërlidhur me mite dhe legjenda të ndryshme. Nuk mungojnë as gojëdhana trishtuese që flasin sidomos për dashuri të pamundshme, dashuri me fund tragjik.

Një vajzë apo djalë s’do ketë fatin të bashkohen me tjetrin, dhe këtu nisë fatkeqësia e njëkohësisht edhe gojëdhëna.

Sa i përket shtrirjes gjeografike, Ura e Vashës gjendet mes fshatrave Klos dhe Guri i Bardhë.

Ura e Vashës ishte e vetmja rrugë lidhëse në rrjedhën e sipërme të lumit të Matit.

Arkitekturalisht ishte e ndërtuar me një hark, ndërsa në anën e djathtë të rrjedhës ka një dritare shkarkuese. Këmbët e urës 11 metërshe janë vendosur në malin e Vërrithit dhe malin e Dishit.

Midis dy këmbëve janë 7 metra , ndërsa lartësia e harkut nga pasqyra e ujit po 7 metra. Gjerësia e trasesë e shtruar e tëra me gurë e rrasa është 2.8 metra .

Harku i saj është gjysmë rrethor dhe është punuar me gur gëlqeror të latuar e të skuadruar dhe me qemer të dyfishtë. Të dy anët e qemerëve janë përforcuar me ganxha hekuri.

“Ura e Vashës” nuk ka pasur këtë emër. Quhej “Ura e Skurës” dhe u ndërtuar si vepër bamirësie nga Haxhi Hajrulla Skura. Skura vinte nga lagja “Mansaj” e Gurit të Bardhë. E gjitha kjo afërsisht 300 vite më parë.

Por pse mori emrin Ura e Vashës?

Natyrisht nga gojëdhëna popullore që na flet në këtë vajzë nga një familje e fisit Skuraj që jetonte në Gur të Bardhë.

S’u martua dot, dhe mund ta mendoni para tre shekujsh çfarë do thoshte për një familje shqiptare “t’i mbetej vajza në derë”.

Bënë e çfarë nuk bënë familja dhe e ndërtuan urën, në mënyrë që t’i çelej fati vajzës. Mendonin se vajza nuk u martua se nuk kalonte dot lumin.

Një ditë, vasha vendosi që me të ardhurat e saj të ndërtojë urën.

Mund të pyesni se ku i mori paratë e shkreta vajzë?
E shiti pajën, se ç’i vyente paja në një vend të izoluar ku se shihte kush?

Ura vizitohet nga shumë turistë shqiptarë dhe të huaj, madje një tabelë e vogël ku shkruhet “Ura e Vashës” është vendosur nga turistët çekë.

Familja e Ali Sina është e vetmja familje që jeton në fund të dy shpateve, një familje e klasës punëtore që mirëmban rrugën vetë, dhe Ura e Vashës.

rgatiti U.V./ ObserverKult

————-

Lexo edhe:

Legjenda popullore: Si i ndihmoi Zoti mjeshtrit ta ndërtonte urën që rrëzohej…

ObserverKult