Uran Krasniqi: Vendlindja

Vendlindja
Është një atdhe më i vogël
Brenda një atdheu më të madh
Dhe një dashuri më e madhe
Brenda një dashurie të madhe
Gjithashtu edhe një dhembje më e madhe
Brenda një dhembje të madhe
Vendlindja
Një pikë e vogël në hartë gjeografike
Pika më e madhe në hartë nostalgjie