Më herët, dija shumë gjëra në lidhje me amësinë. E kuptoja me kokën time. Pastaj, u bëra nënë. Fillova ta kuptojë me zemër.
Kur u bëra nënë, kuptova se mund të ngrihesh pafund në të njetën natë vetëm për të dëgjuar dikë duke marrë frymë. Dhe të kthehesh prapë, vetëm për të qenë e sigurtë përsëri.
Kam kuptuar, po ashtu se zgjedhja e betejave tuaja ndonjëherë është thjeshtë blerja e paqes. Disa fitore janë të kursyera. Dhe kuptova ankthin në një turmë, atë të humbjes së kësaj dore të vogël e të çmuar.
Ndërsa u bëra nënë e kuptova se dikush mund të ndjejë krenarinë me dehëse dhe egërsimin më të dëshpëruar në të njëtën minutë. Ndonjëherë në të njëjtën sekondë.
Dhe kam kuptuar që ndonjëherë duke bërë më të mirën tuaj, tashmë po arrini të bëni të pamundurën.
Kur u bëra nënë, kuptova përkufizimin e vërtetë të fjalës ‘faj’. Dhe të sinonimeve të saj, në të gjitha format e tyre.
Kam kuptuar gjithashtu se një buzëqeshje empatike mes nënave mund te ndryshojë rrjedhën e një dite. Pastaj kuptova shqetësimin dhe frikën, pafuqinë përballë vuajtjes.
Kur u bëra nënë kuptova se mund të qashë me zë të lartë para performancës së parë në shkollë. Se krenaria në fytyrën e fëmijës është thjeshtë e papërshkrueshme dhe magjike.
Dhe kuptova që nëntë muaj janë të shkurtër. Por ata nëntë muaj gjithashtu mund të jenë shumë të gjatë.
Kur u bëra nënë, kuptova se lodhja mund të jetë e pafund. Dhe që ne duhet të vazhdojmë të funksionojmë, edhe kur mendojmë se nuk do te kemi më sukses.
Ajo quhet forca e nënës që vjen nga askund dhe kudo!
Kam kuptuar po ashtu që e fryrë nga dashuria mund të keni probleme me frymarrjen.
Të jesh pa frymë, të duash kaq shumë!
Dhe kuptova kuptimin e vërtetë të dashurisë së pakushtëzuar.
Të vërtetën!
E kuptova që me zemër nuk do isha më kurrë e njëjtë, dhe sigurisht kuptova që është një privilegj i jashtëzakonshëm…
Faleminderit fëmijës tim!/ ObserverKult