Urrejtja nuk mund ta ndalojë kurrë urrejtjen, vetëm dashuria mundet

Foto ilustrim

ObserverKult ua sjell disa thënie nga autorë të ndryshëm:

Nga të gjitha gjërat e urryera, një grua që kemi dashur dikur është më e urryera. /Max Beerbohm

Falënderoj të gjithë ata që më urrejnë, pasi është falë tyre që unë e dua veten më shumë. /Melissa Panarello

Urrejtja nuk mund ta ndalojë kurrë urrejtjen, vetëm dashuria mundet./Buda

Të gjithë më urrejnë ngaqë jam kaq i dashur nga të gjithë. /Peter de Vries

Duhet dashuruar siç do urreje, ose duhet urryer siç do të dashuroje./Biasi

Më mirë  të të urrejnë për çfarë je, sesa të të duan për çfarë nuk je. /André Gide

Pak njerëz arrijnë të jenë të lumtur pa urryer ndonjë person tjetër, tjetër komb a tjetër kredo. /Bertrand Russell

Dashuria, nëse gjykohet nga pjesa më e madhe e efekteve të saj, ngjan më shumë me urrejtjen se me miqësinë./François de La Rochefoucauld

ObserverKult

—————————————-

LEXO EDHE: AGOLLI: NËSE NJERIU NUK NDJEN AS KËNAQËSI, AS DHIMBJE – LËRENI TË VDESË!

ObserverKult ua sjell disa shprehje nga Dritëro Agolli:

“Vetëm gjuha e muzikës, verës dhe dashurisë nuk ka nevojë të përkthehet.”

“Nëse njeriu nuk ndjen as kënaqësi, as dhimbje; nëse nuk ndjen as gaz, as hidhërim, as shpresë, një gjë po jua them me ndershmëri dhe bindje, lëreni të vdesë.”

“Ka fjalë që qajnë dhe lotë që flasin.”

“Për të gjetur miqësinë e vërtetë kapërcehet lumi, për të gjetur dashurinë e vërtetë deti.”

“U zumë të dy aq shumë për punën/ Dhe s’flasim dhe s’vemë e s’vijmë!/ Eh, budalla!/ Edhe dhëmbët zihen me gjuhën/ Zihen dhe bashkë rrinë.”

“Dashuria është një libër që e lexojnë të gjithë, por të paktë janë ata që arrijnë deri në faqen e fundit.”

“Dashuria nuk i dhuron, por i jep të gjitha. Ndofta kjo mund të mos jetë e përjetshme, por i përjetshëm mbetet çasti.”

“E vërtetë e pabesueshme/ E mbajta në krah tërë ditën/ Edhe zemër i dhashë: ‘Mbahu!’
Të nesërmen ne fshat kur arritëm, U tha te tjerëve: ‘Më rrahu!’/ ObserverKult