“Vaçe Zela erdhi nga Lushnja me një valixhe druri”/ Pse nuk arriti të pranohej në Liceun Artistik?

vaçe zela trëndelinë

“Unë quhem Vaçe Zela” është libri që rrëfen jetën e këngëtares së mirënjohur shqiptare.

Autorja e këtij botimi, etnomuzikologia Mikaela Minga ka treguar gjithçka se si diva e skenës ka ardhur nga Lushnja me një valixhe prej druri, konkuroi në Liceun Artistik dhe nuk fitoi, deri kulmi i shkëlqimit të saj në Festivalin e parë të Këngës.

E ftuar në emisionin “Pas Mesnate”, Minga ka ndaluar më thellësisht në këto detaje, duke theksuar ndër të tjera se Liceu nuk e kishte mundësinë të shkollonte Vaçen me tipin mbresëlënës të vokalit që kishte.

“Pavarësisht se ajo nuk fitoi në Lice dhe efektivisht Liceu nuk e kishte mundësinë që ta shkollonte për tipin e vokalit që ajo kishte. Ajo nuk reshti, nuk hoqi dorë dhe vazhdoi për rrugën e saj. Çka tregon se edhe vetë, ata fëmijët që dëshirojnë të bëhen diçka, nuk duhet të heqin dorë nga pengesat, për mendimin tim. Ëndrra duhet të ndiqet.

Ajo ka studiuar për aktrim, më pas në Ansamblin e Ushtrisë, në Estradën e Shtetit dhe në fund në Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve. Shkëlqimin ajo e pati në Festivalin e parë të Këngës, aty fillon padyshim e gjitha ngjitja në karrierën e saj”, u shpreh ajo./abcnews.al

ObserverKult


Vaçe Zela

Lexo edhe:

RRËFIMI EMOCIONAL I MIMOZA SELIMIT: JA SI I KALOI VAÇE ZELA DITËT E FUNDIT NË KËTË JETË…

Në intervistën për “Rudina” në Tv Klan, këngëtarja Mimoza Selimi kujton marrëdhënien e veçantë me artisten Vaçe Zela.

Prej momentit kur dëgjonte këngët e saj në radio kur ishte fëmijë e deri në plotësimin e ëndrrës së madhe për ta takuar, ku më tej Zela u bë edhe mësuesja e saj, ajo i rrëfen të gjitha mes emocionesh të forta.

Lidhja  e tyre e fortë u përforcua edhe në Zvicër, teksa Mimoza kthehet në ditët e fundit në spital të artistes…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU