Vaçe Zela: Fëmija i parë (teksti dhe kënga)

Njëra ndër këngët më të famshme shqipe, që i qëndroi kohës, dhe që dëgjohet edhe sot me po aq kënaqësi është “Fëmija i parë”, kënduar nga e madhja Vaçe Zela.

Me tekst të Dionis Bubanit dhe muzikë nga Abdullah Grimci, interpretuar nga Vaçe Zela, kënga u këndua në edicionin e parë të Festivalit të Këngës në RTSH, në vitin e largët 1962.

Në vazhdim ObserverKult ju sjellë këngën e shoqëruar bashkë me tekst:

Vaçe Zela: FËMIJA I PARË

Si sot një vjet më parë jam martuar
Dhe të lumtur rrojmë ne,
Dikur isha çapkëne por jam shtruar,
Nisa në familje një jetë të re.

Kam qenë në rini shpesh e gëzuar,
Ëmbël qeshën sytë e mi,
Por sot me një gëzim të madh jam zgjuar,
Ndjeva ndoshta më të shtrenjtën lumtuni.

Dua të këndoj,
Gjithë botën ta lajmëroj,
O miqtë e mi,
Më lindi një fëmijë.

Unë e ëndërroj,
Mezi pres që ta shikoj,
Ta përkëdhel ta puth me dashuri.

Dua të vallëzoj,
Gjithë botën unë ta përqafoj,
Trashëgimtari im jeton.
Tralala, ma të lumtur s’ka,
Se mua “mami” do më thotë,
Me lulëzim edhe shkëlqim,
edhe natyra po më uron.

Fëmija është shpresa e shtëpisë,
T’ardhmen tonë përshëndet,
Dhe vjen me gaz ky fryt i dashunisë,
Ëndrra e çdo zemre që me mall e pret.

Prandaj dhe unë e dua aq shumë,
Porsi drita e syve të mi,
Kur ndoshta do më lerë edhe pa gjumë,
Vetë unë do ta mbaj,
në krahë me dhimbshuri.

ObserverKult

Lexo edhe:

NGA FIQIRETE SHEHU TE VAÇE ZELA, MODA DHE VESHJET E VIP-AVE PARA ’90

Nga imazhet e fundviteve ’90, kur diktatura ishte në grahmat e saj, të krijohet ideja se shqiptarët janë veshur keq. Të gjithë njëlloj, me modele të vjetruara…, efekt i modelimit të “njeriut të ri socialist”.

Tekstin e plotë e gjeni KETU