Vaçe Zela e filloi karrierën e saj në moshë të re dhe në vitin 1962 ishte e para që fitoi Festivalin e Këngës.
Me këngën Fëmija i parë, ajo dëshmoi se një idhull i muzikës po lindte atë mbrëmje të 26 dhjetorit të vitit 1962. Repertoari i saj është shumë i pasur; numërohen me dhjetëra këngë popullore, të lehta, kantata, balada, etj.
Ajo ka një kontribut të rëndësishëm edhe në muzikën e filmit, ku ka interpretuar shumë këngë si pjesë e muzikës së filmave.
Fituese 12 herë e festivalit, Vaçja fitoi famë gjatë epokës komuniste dhe iu dha titulli Artist i Merituar në vitin 1973 dhe Artist i Popullit në vitin 1977. Vaçe Zela është larguar përfundimisht prej skenës në vitin 1992.
Teksti i këngës “Lemza” që mund ta lexoni e dëgjoni në vazhdim është bërë nga Haxhi Rama ndërsa muzika nga Agim Krajka.
O ra zilja m’nisi frika
mësusi hyri në mësim
dhe në vend si s’më ra pika
Kur ai thirri emrin tim.
Unë asnjë fjalë s’kisha mësuar
Se mbrëmë në takim isha me ty
Po nisi lemza e bekuar
Në d’rrasë të zezë shihja dy sy.
Ohoho mos më ngacmo
Ohoho se me mundon ooo
Tralalala…
Ç’më kujton kaq shpesh mor djalë
Lemzë or lemzë më lerë të qetë
Është turp i madh kur s’di një fjalë
Edhe lemza kisha mbet.
M’ lerë moj lemzë se mbarova
Çdo mësim unë ta mësoj
Po të jap fjalën po kalova
Në takim më shpesh do shkoj.
Ohoho mos më ngacmo
Ohoho se me mundon ooo
Tralalala…
Por lermë moj lemzë se mbarova
Çdo mësim unë ta mësoj
Po të jap fjalën po kalova
Në takim më shpesh do shkoj
Në takim më shpesh do shkoj
Në takim më shpesh do shkoj.
E përgatiti: A. S- ObserverKult
Lexo edhe:
VAÇE ZELA: MË JEP NJË FJALË, NJË FJALË ME DASHURI (TEKSTI DHE KËNGA)