Poezi nga Vaid Hyzoti:
Dashuron akoma, e ndjen çdo ditë,
Ndonëse ka vite që shkoi në botën tjetër.
Kërkoi divorc. I shoqi hapi fjalë:
U ndamë, se…ishte e çmendur!
Takoheshin fshehtas sa ishte gjallë,
Ishte e trembur, ndihej robinë…
I donte qyteti, s’i nxori fjalë,
Qytetet e nderojnë dashurinë…
Ishte grua e mirë, ishte nënë e rrallë,
Por prehje për ëndrrën gjente jashtë shtëpisë…
Çdo natë ai vinte në shtratin e ëndrrës
Çdo natë për tek i dashuri merrte shtegun e arratisë.
Por një ditë iku…e la të vetme,
Ajo s’pranoi të rronte veç me kujtimin.
Zgjidhi martesën – ish koha të shpallte,
Me të vdekurin të bënte “celebrimin”.
Dhe bën si gjithnjë një make up të lehtë,
Siç bënte më parë, kur ai ishte gjallë
E bindur se ai do të vijë kudo që të jetë,
Se dashuria është shpirt dhe jo veç sex e fjalë!
2015
ObserverKult
Lexo edhe:
VAID HYZOTI: KURRË NUK DO TË JESH E IMJA…
Kurrë nuk do të jesh e imja, ndonëse duhemi aq shumë,
Kurrë nuk do të prek e të frymoj poreve të lëkurës tënde të
brishtë,
Kurrë s’do t’i pi sytë e tu të thellë,
Kurrë nuk do të të thith gjoksin tënd të fildishtë!
Kurrë s’do të mbytem në humnerën ku shuhet çdo burrë,
Kurrë nuk do krenohem për rënkimin e orgazmave,
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult