Bregut detit një vajzë e menduar,
Flokët, era lehtë ja përkëdhel,
Rreze dashurie hedh në zemër hëna,
Hëna, yjet, zhyten thellë në det.
O det, o det, i kaltri det,
Ti këngën time ma dëgjo,
Ju iso mbamëni, valë,
Për dashurinë zemra këndon.
Pranë detit, dikur shfaqëm dashurinë,
Deti, më i pari dëshmitar,
Ndaj mbrëmjeve, bregut ato vijnë,
Ndaj sot vajza, këngën merr plot zjarr.
———————————————–
LEXO EDHE: Kush ishte vajza që u bë frymëzim për këngën e parë të Luan Zhegut?
Ai është një nga kantautorët më të suksesshëm shqiptar, me një talent që gjithmonë është dashur dhe duartrokitur nga publiku. I vlerësuar me shumë çmime për interpretimin e tij autentik, për cilësinë dhe kthjelltësinë e zërit, por edhe aftësinë e tij si kompozitor, Luan Zhegu është një nga emrat që ka lënë gjurmë në historinë e muzikës shqiptare.
Mban titullin “Mjeshtr i Madh i Skenës”, titull ky që ka shënuar tek ai shumë çmime në festivale. E nisi karrierën në muzikë që në moshën 12-vjeçare dhe shumë pak prej nesh e dinë që Luan Zhegu e ka nisur karrierën në muzikë si tenor. Më pas në moshën 17-vjeçare, i dashuruar dhe pasionuar pas baterisë, punoi në cirkun amator të Tiranës si instrumentist.
Kompozimin e parë e bëri kur ishte ushtar në Pashaliman, ku fuqia e detit dhe natyrës bënë që të shënonte këngën e tij të parë, “Vajza dhe deti”. Fill pas saj, Zhegu pati fatin të kompozonte këngë për Vaçe Zelën dhe shumë këngëtarë të tjerë.
Në njërin nga televizionet tona kantautori ka rrëfyer detaje rreth karrierës së tij të gjatë e të suksesshme.
“Fillimet e mia janë në moshën 12-vjeçare si tenor. Kur fillon adoleshenca ndryshon zëri, kalova në tenor të dytë dhe më pas bariton. Iniciatore që t’i futesha muzikës ka qenë motra ime, sepse ajo më dëgjonte nëpër shtëpi…
TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU