Parashqevi Simaku: E dimë nuk është e lehtë… (teksti dhe kënga)

Këndoj dhe ty rini
këngën time ta kushtoj,
kërkoj me zërin tim
një mesazh tek ty të çoj,
se rinia na dhurohet veç njëherë
ta jetojmë atë
ne e dimë nuk është e lehtë.

Vajza, djem, sot jeta po ju pret.
Ta filloni, ta jetoni jo nuk është e lehtë.
Ti mëson, punon dhe di përse krijon.
Moj rini, tek ti e ardhmja jonë do të ndrijë.

Thuja rini këngës që di ti,
lëre gëzimin të trokasë në gji.
Thuja rini, këngës që di ti
yjet të ta kenë zili.

Unë këndoj me ty
dhe çdo ditë më shumë kërkoj,
të krijoj pakusht,
juve t’jua dhuroj.
Unë këndoj me ty
dhe çdo ditë më shumë kërkoj,
të krijoj pakusht
t’jua dhuroj.

Vajza, djem, sot jeta po ju pret.
Ta filloni, ta jetoni jo nuk është e lehtë.
Ti punon, mëson, dhe di përse krijon.
Moj rini, tek ti e ardhmja do të ndrijë.

Vajza, djem, sot jeta po ju pret.
Ta filloni, ta jetoni jo nuk është e lehtë.
Ti punon, mëson, dhe di përse krijon.
Moj rini, tek ti e ardhmja do të ndrijë.

Thuja rini këngës që di ti,
lëre gëzimin të trokasë në gji.
Thuja rini këngës që di ti
yjet të ta kenë zili.

Unë këndoj me ty
dhe çdo ditë më shumë këndoj,
të krijoj pafund,
juve t’jua dhuroj.
Unë këndoj me ty
dhe çdo ditë më shumë këndoj,
të krijoj pafund
t’jua dhuroj.

ObserverKult


Lexo edhe: