Vajza e vogël e poetit Lasgush Poradeci, Marie Gusho ka deklaruar në emisionin “Pas Mesnate” se qyteti i Pogradecit, nga i cili mori dhe emrin i ati i saj nuk kujdeset fare për imazhin e tij, pavarësisht se çfarë ka dhënë ky i fundit për atë vend.
Ajo ka theksuar se shtatorja e Poradecit është dëmtuar dhe Shtëpisë së Kulturës i kanë hequr emrin e tij. Sa i përket, shtëpisë muze që i është premtuar, Maria ka thënë se është shumë larg dhe ngelen thjesht fjalë.
“Dua që vepra e tij të përkthehet, jo vetëm në gjermanisht por dhe në anglisht, për këtë kam punuar, për këtë kam luftuar, por këtu çdo gjë është e vështirë. Nuk i duan vlerat shqiptarët.
Do zoti bëhet, por unë nuk kam shumë shpresë, sepse Pogradeci e ka eliminuar komplet Lasgushin. Qytetit që ai i mori emrin dhe i fali famën e vetë, e ka abandonuar krejtësisht.
Shtëpia e Kulturës që kishte emrin e tij, ia kanë hequr dhe kanë ndërtuar një qendër multifunksionale, që është një shoqëri aksionere ku ata i përthithin të gjitha aktivitet kulturore.
Pra, atje nuk ka më shtëpi kulture Lasgush Poradeci, ai monumenti që kanë vënë në qytet te babi, ai po rrënohet. Unë kam 5 muaj që i kam lajmëruar dhe ata nuk e vënë ujin në zjarr fare. Varrin e babit tim e mbytën ferrat.
Ky qytet vrapon aty ku janë lekët. Edhe shtëpinë muze bëjnë llafe kot, sepse as nuk kanë ndërmend ta bëjnë”, u shpreh Maria.
Videon mund ta shikoni duke klikuar KËTU:/abcnews.al
ObserverKult
Lexo edhe:
BUQETË ME POEZI TË PANO TAÇIT: DUART QË M’I PUTHTE NËNA…
Pano Taçi është një nga penat më të veçanta krijuese në letërsinë shqipe, i njohur sidomos për flakën erotike brenda poezive të tij.
Kemi zgjedhur disa nga poezitë më të dashura të lexuesve për ta kujtuar figurën e tij:
Dua të di cili jam me kaq plagë në gji…
Kërkoj veten që s’e kam.
A ma pa njeri?
Dua të di cili jam
me kaq plagë në gji.
Kërkoj veten, bëj ta gjej
Thomëni, kush ma pa?
Dhe n’e gjej, me dhëmbë e brrej.
Brengat mua m’i la.
Kërkoj veten ku më humbi,
në ç’udhë pa krye?
Pa veten do më marrë lumi
Pa veten jam hije.
Ajo dhe unë
Të shkoj, s’guxoj se mund ta shoh,
ajo më pret, ç’të bëj nuk di.
Nuk di, nëse do mund ta njoh,
s’është më ajo, s’jam më ai.
Ne s’presim pashkët për ringjallje
bota na vrau që të dy.
Nuk di si mund të ketë çmallje,
kur s’është ajo s’jam ai.
Poezitë e tjera mund ti lexoni KËTU:
ObserverKult