Vajza e Xhevdet Ferrit tregon sekretet e aktorit: E preku shumë vdekja e miqve të tij, Gjergj Xhuvanit e Fatos Baxhakut

Katër vite, më parë, ndërroi jetë aktori i njohur, Xhevdet Ferri në moshën 59- vjeçare pas një sëmundje të rëndë.

E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, e bija, Bora Ferri ka kujtuar të atin. Ajo ka folur për raportin që ka pasur me të atin, duke zbuluar edhe një sekret të tij për herë të parë.

“Nuk e di se si i kanë raportet baballarët e tjerë me vajzat, por unë e them gjithmonë, ai ka qenë profesor, mentor, mik, shok, po them dhe kundërdebatuesi numër një, për shkak se temperamentin e kemi pasur shumë të ngjashëm.

Do të them diçka që nuk e kam thënë më herët. Xhoda ka qenë adhurues i Shekspirit, edhe e njihte Shekspirin në mënyrë analitike dhe të zbërthyer.

Ndonëse ka luajtur Hamletin në disa kontekste, monologu i tij i preferuar ka qenë ai i Mark Antonit në tragjedinë Jul Çezari të Shekspirit.

Si e dija unë që niveli i alkoolit te Xhoda ishte shumë i lartë? Se recitonte monologun e Mark Antonit, ‘O miq qytetarë, më dëgjoni’.

Edhe këtë e ka bërë në shumë vende të botës që kemi qenë bashkë, në Firenze, Paris, rrugët e Prishtinës. Jo se unë isha më mirë, po e kuptoja”, tha Bora.

Më tej, ajo u ndal edhe Xhoda si gjysh, i cili e kishte marrë këtë status vetëm tre muaj pasi u nda nga jeta.

“Në familjen tonë ka një koncidencë, që kur unë kam lindur baba i Xhodës fatkeqësisht është sëmurur dhe ka ndërruar jetë. Mua më ka njohur shumë pak.

Edhe ndodhi që kur lindi ime bijë, Marlo bëri 3 muaj më 14 janar, ndërsa më 16 Xhoda u nda nga jeta.

U çmend fare, ato 2 muaj aktivisht që e shihte përditë dhe e mbante. Sa vinte në shtëpi më thoshte ma vër te gjunjët”, u shpreh ndër të tjera e përlotur Bora.

Ndër të tjera, Bora tregoi se i ati ishte një natyrë shumë e ndjeshme, pavarësisht se në pamje dukej shumë i fortë.

Bora theksoi se ai e ka përjetuar shumë humbjen e miqve të tij të njohur, Fatos Baxhaku dhe Gjergj Xhuvani.

“Xhoda ka qenë shumë besnik ndaj shtëpisë, nëse do ta nxirrje për një drekë ose për darkë një të shtunë ose një të dielë, duhet të fillonte fushata përpara.

Padyshim, ata miq janë sot prezentë edhe sot për mua dhe Zetën, edhe pse ai nuk është më.

Pati një koncept rrethanash shumë fatkeq, se dy nga miqtë e tij më të mirë, profesionalisht dhe personalisht, Fatos Baxhaku dhe Gjergj Xhuvani, u ndan nga jeta muaj përpara Xhodës dhe kjo e vrau shpirtërisht.

Xhoda dukej shumë hijerëndë, por që ka qenë shumë sensisitiv si karakter. Kjo e vrau shumë, ikja e Baxhakut dhe Gjergj Xhuvanit”, u shpreh ajo./ vjosa.net

ObserverKult


lamtumirë gjergj fishta

Lexo edhe:

OSO KUKA BURRË SHKODRAN, SHOQ N’SHKODËR, THONË S’KA LANË…

Një ndër kangët ma t’bukura te “Lahuta e Malcis”, së Gjergj Fishtës, Vranina ku i këndohet trimnisë së Oso Kukës.

Vojti fjala ka cetina:
Vall ç’ po bân mbi Shkijé, Vranina!
Vall ç’ po bân Vranina m’ Shkijé,
Rob tue záne e gjind tue pré:
Tue pré gjind, tue zânë hajduka,
Qysh se duel njaj Oso Kuka!

Oso Kuka, i’ burrë Shkodranë,
Shoq ne Shkodër, thonë, s’ ká lanë
Për kah besa e kah trimnija,
Qi zanát i ká Shqypnija.

Kalashan e sý – përgjakun,
Mje m’ sylah e ka mustakun;
Ushton mali, thonë, kur t’ flase,
Dridhet fusha kah t’ vikase;

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult