Vajza “yll e bukur” e Enver Hoxhës dhe aktorja e “Bllokut”, Rajmonda Bulku

Rajmonda Bulku

Nga Altin Dangëllia

Në një intervistë të dhënë pak ditë më parë për Grida Dumën, aktorja Rajmonda Bulku tregonte një përballje që kishte pasur me vajzën e Enver Hoxhës në bulevard.

Në intervistë, Bulku shprehej xheloze pse vajza e Hoxhës ishte bërë “yll e bukur”, pasi kishte qenë në një vizitë jashtë shtetit.

Bulku aludonte se ajo mund të kishte bërë ndonjë ndërhyrje estetike.

Dhe pas përballjes, Bulku kishte shkuar në shtëpi e revoltuar përse jeta është kaq e padrejtë.

Vini re me kujdes!

Në intervistë ajo nuk ankohet as për gjendjen ekonomike të vendit, as për mungesën e lirive etj etj.

Ajo ishte e revoltuar pse vajza e Enver Hoxhës, ishte bërë më e bukur se ajo.

Kjo gjë i dukej një padrejtësi e madhe.

Sepse ajo, aktorja e “Bllokut”, konsiderohej si një ndër vajzat më të bukura në Tiranë.

Dhe nuk mund ta duronte dot faktin, që të kishte një tjetër më të bukur se ajo.

“Ajo është vajza e mbretit i thashë dhe mund të shkojë ku të dojë, por unë kam që 16 vjeç që bëj filma i thashë (vjehrrës), dhe punoj vetë.

Dhe jam aktore dhe artiste, dhe filmat e mi i shohin të gjitha i thashë.

Dhe unë bëj një jetë tmerrësisht mjerane, i thashë.

Të ma linte mua atë pjesë të bukur të jetës, ta jetoja.

Ajo ka të drejtën të shkojë ku të dojë, por dhe unë kam të drejtën time, dhe nuk mund të jetoj kështu”, thotë Bulku në rrëfimin e saj.

Ndoshta ka të drejtë që ankohet, se jeta në diktaturë është tmerr. Por ajo që nuk thotë zonja Bulku, është fakti se ai sistem e bëri atë një yll të pavdekshëm.

Ndryshe nga demokracia, kur ajo i provoi të gjitha, nga aktrimi, tek politika, dhe nuk ngjiti në asgjë./vjosa.net

ObserverKult


Lexo edhe:

RAJMONDA BULKU KUJTON RRËZIMIN E SHTATORES SË ENVER HOXHËS: ISHA NJË NËNË E RE, NUK MUND TË ISHIM INDIFERENTË EDHE PSE KISHIM FRIKË

Autoriteti për Informim mbi Dosjet e Ish-Sigurimit të shtetit ka organizuar një ekspozitë arkivore me dokumente mbi lëvizjet demokratike në vitet 1990-1991.

Kryetarja e Autoritetit foli për ngjarjet që i paraprinë rrëzimit të monumentit të Diktatorit.

“Dokumentet tregojnë se përpara se populli i Tiranës të rrëzonte shtatoren e diktatorit dhe bashkë me të edhe mitin e rremë, protestat kishin nisur që në 14 janarin e vitit 1990 në Shkodër, për të vijuar në stadiumin e qytetit të Kavajës.

Më pas, në Tiranë me demonstratën e heshtur, me hedhjen e lëndëve plasëse tek busti i Sta linit.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult