Alida Hisku ka filluar të këndojë që në festivalet e pionierëve në Tiranë. Tutje ishte aktive në festivalet e të rinjve dhe në shumë festivale të tjera në Shqipëri dhe jashtë saj.
Ka marrë pjesë në 10 festivale kombëtare të RTSH-së. Ishte vetëm 13 vjeçe, kur zëri i saj jehoi në Festivalin e Këngës në RTSH. Me një cilësi të rrallë zëri, e dhuntie muzikore, Alida shkëlqeu për 10 vjet me radhë.
Shumë kompozitorë e vlerësonin lartë të kënduarit dhe zërin e saj, dhe sikur garonin se kush do të krijojë këngë për timbrin dhe ngjyrën e zërit të saj. Ajo e kishte dhunti zërin e bukur dhe shpirtin e të madh artistik. Alisa ishte një emër i veçantë në skenën e muzikës.
Sot kemi përzgjedhur këngën “Vajzat e fshatit tim”, kënduar nga Alida Hisku. Muzikën e kësaj kënge e ka bërë Enver Shëngjergji, kurse tekstin Zhuliana Jorganxhi:
Anës e pas anës
Lumit të fshatit tim
Nga fushat vijnë vashat sot
Djersa në ballë iu ndrin
Lumturinë rrisin sot
Vashat tona duararta
Lule janë vetë ato
Lulet e gëzimit tonë
Lulet e gëzimit tonë
Me bukën e fushës
Me erën e malit
Me këngë trimërie vashat
E kanë rritur shtatin
Mes erës së fushës
Mes erës së malit
Rrisin dashurinë vashat
Për djemtë e fshatit
Anës e pas anës
Lumit të fshatit tim
Rriten vashat trimëresha
Në roje të Lirisë
Krahët e tyre ngjyrë ar,
Seç i poqi dielli i jugut
ëndrat e tyre kanë ato
Kokrra gruri stiv mbi tokë
Kokrra gruri stiv mbi tokë
Me bukën e fushës
Me erën e malit
Me këngë trimërie vashat
E kanë rritur shtatin
Mes bukës e fushës
Mes erës së malit
Rrisin dashurinë vashat
Për djemtë e fshatit.
Këngën mund ta dëgjoni duke klikuar KËTU
E përgatiti: A. S.-ObserverKult
————————————————
Lexo edhe:
HANA CAKULI: SHPESH U ZGJOVA NË SHTRATIN LAGUR ME LOT (TEKSTI…