Valbonë Bajrami: Shpartallofsh çdo frikë, e vocrra ime!

Borë, ngricë, acar.
Stuhi. Edhe britmë. Frikë.
“Urime, asht’ çikë plot shëndet!”.
Nji yll u shkëput prej gjithësie
shkriu tanë borën e botës
zbriti lehtas n’duer të mia,
e strukun si hanë,
e hieshme si fjollë bore.
M’shkriu të tanën, si rreze dielli.
Ma ngrohi gjinin
vaji i çikës. U rritsh.
Si kështjella e Apollonisë.
I përballofsh stuhitë.
Shpartallofsh çdo frikë,
e vocrra ime.