Valdeta Dulahi: Lokes


Fjollat e borës s’i bëj më top.
Kam frikë se vocërohem.
Jam rritur.

” Njerëzit kthehen në fëmijëri sa herë iu duhet të rijetojnë.”
Unë s’kërkova rijetimin.
U rrita mbi rrëzime,
rrëzime të gjakosura,
hapa rrugë të reja, n’ato rrugë t’prera.

Jam rritur.
Është rritur edhe bota me mua.
Më shumë rritem e më shumë kam frikë nga e vockla.
S’i të kthehem tek e vockla jote për të rijetuar?
Asgjë nuk është më aty:
as loja me kapjen e fjollave,
as loja e gjurmëve mbi borë,
as cicërima e zogjve pas thërrimeve të bukës.
Ngjyrën e kuqe te çizmet s’e dua më.
Balluket ka kohë që i kam marr inat
dhe flokët i kam rritur.

Jam rritur.
Është rritur gjithçka
Unë,
bota
veç ti ke mbetur atje
për të më qortuar sa herë rritem e rritem…

ObserverKult