Valdeta Dulahu: Pse s’më merr me vete…

Pse s’më merr me vete ti pranverë?
T’më shndërrosh në lule qershie.
Vetëm kështu çdo pranverë aroma e saj do t’i bënte të kujtoheshin në mua.
Pastaj të shndërrohesha në dallëndyshe,
ta bëja folenë jo aty mes njerëzve
po në maje të plepit.
Pastaj ata të shihnin
ç’është të jesh dallëndyshe,
të jesh e zezë,
të kesh forcën të durosh dillin
e përherë të vraposh pas tij.
Jo të jesh plep e të qëndrosh përherë duke lëshuar shtat
e të vallëzosh me erën.
Po lule qershie,
dallëndyshe
të dish se do të jetosh vetëm një stinë.

LEXO EDHE: Valdeta Dulahu: Të dashurosh është të duash të jesh gjithçka në asgjë