Valentina Saraçini: Çfarë ndodh me ne kur vjen dashuria

Çfarë ndodh me ne kur vjen dashuria
Sa dhembje në shpirt na sjell ky vegim
Sa valë përplasen bregut të detit

A mund të gjejmë
Tash pafajësinë

Harro mos pyet
Pse jeta sfidon rëndë këto stinë
Beso veç çastin besoje
E floku kur zbardhet
Mos pyet cilat ëndrra tani do vinë

Sa vite me halle bashkë kaluam
Sa net na lumturuan mua dhe ty
Pse ndonjëherë inati na ngatërroi
Kur heshtnim gjatë çka na hidhëroi

Mos pyet
Harro
Ma beso vetëm çastin.

*Titulli i origjinalit: “Pyetje harrimi”

ObserverKult


Lexo edhe:

CIKËL POETIK NGA DHORI QIRIAZI: KUR TË VIJË ÇASTI E DASHUR…

Dhori Qiriazi ishte shkrimtar, përkthyes dhe studiues shqiptar, por mbi të gjitha poet lirik. Ishte, sipas Ali Aliut, ndër ata poetë që nuk shkaktojnë rrëmuja të zhurmshme në asnjë atmosferë dhe mjedis kritik, dhe kjo është ajo që e karakterizon vargun e tij. Qetësia e përhershme, konstante…që rrezaton ngrohtësi miqësore dhe disponim paqedashës.

Ju ftojmë të lexoni një cikël të zgjedhur poezish të lirikut Dhori Qiriazi:

Të dua!

Të dua!
Mendohu!
Të dua!
Kapërcej udhëkryqet e jetës,
kapërcej shiritat e bardhë të rrugëve të asfaltuara
me këto fjalë të përjetshme: “Të dua!”

Oh, si janë qiejt tanë të kaltër,
më të butë se mëndafshi i deteve mesdhetare!
Atje ndizen me miliona yje natën,
ndërsa unë, në kupolë të tyre, kam shkruar:
“Të dua!”

Mbi rërën e plazheve kam shkruar: “Të dua!”,
Mbi dyert e kabinave: “Të dua!”,
mbi granitin e maleve: “Të dua!”
Dhe kam zbritur poshtë hendekëve
dhe livadheve të gjelbra plot lule: “Të dua!”;

Pranë kallamave fërshëllonjës
dhe pranë lëvorfeve të drurëve shekullorë kam shkruar: “Të dua!”
Mbi velën e kuqe të banderolave,
ku shkruhen gjëra të rëndësishme me germa të bardha
unë shtoj me mend edhe këto fjalë:
“Të dua, të dua!
Mendohu,
të dua!”

Nuk e desha një dashuri të verbër

Jo, nuk e desha një dashuri të verbër,
një dashuri pa lule dhe pa jetë.
Po desha unë një dashuri të gjelbër,
me mijëra krahë dhe mijëra sy të ketë.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult