Vallja e bukur e Napolonit (teksti dhe video)

Vallja e Napolonit është valle e Shqipërisë së Mesme, traditë e zonës së Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit.

Karakteristikë e valleve të Shqipërisë së Mesme është lirizmi dhe plastika trupore e theksuar. Këto e bëjnë të dallueshme nga vallet popullore të Veriut dhe Jugut. Defi, si vegël muzikore shoqëron vallen e Napolonit.

Vallja e Napolonit – një variant teksti:

O i miri amël
Si shërbet me tamël
Jepja dorën Nanës
Qi na u bo me dhandër

O i miri amël
Si shërbet me tamël
Eh jepja dorën Babës
Qi na u bo me dhandër

Dorën ja kam dhan
Ja kam bër hallall
T’trashëgohesh çuno
Me nusen qi ke marrë

Dorën ja kam dhan
Ja kam bër hallall
T’trashëgohesh çuno
Me nusen qi ke marrë

Opa, jalla, jallam dipidipidopa
Opa, jalla, jallam dipidipidopa

Kush kërcen Napolonin
Kush kërcen Napolonin
I bon qefin Nonës
I bon qefin Babës

Eh, lujma-lujma belin
Lujma moj lujma belin
T’fal Lala qemerin
T’fal Lala qemerin

O Maria-Mariana
Faqet me nishana
O Mari-Maria
Faqet gurabia

O Maria-Mariana
Faqet me nishana
O Mari-Maria
Faqet gurabia

E kush e bon haremin?
Kush e bon haremin?
Gocat e “Ali Demit”
Gocat e “Ali Demit”

O më morsh të ligat
Ti mu bofsh kurbon
Me jaronin isha
Me jaronin jom

O më morsh të ligat
Ti mu bofsh kurbon
E jaronit isha
E jaronit jom

ObserverKult

Kliko edhe:

Alida Hisku: Ti je për mua ngushëllim… (teksti dhe kënga)

Sa herë në duar ty të mbajë,
dhe nis një melodi,
një qiell me yje ti më hap,
kitarë moj e rinisë,
mbete një mike e rrallë,
gjithmonë me ty vite, kitarë …

Kur netëve hëna derdh axhan,
dhe yjet dritë pikojnë,
më bëre ti që unë të rend,
ku ëndrrat larg të çojnë,
kur pa fund telat janë,
tek ti e shtrenjta kitarë.

Kliko per ta degjuar KETU